🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 91.49 ▲1.62%
ARI 4,118 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,189 ▲ +1.05% ETH $1,641 ▲ +0.44% XRP $1.1130 ▼ -1.03% SOL $64.8000 ▼ -0.12%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.49 ▲1.62 % ARI 4,118 ▼0.37 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.49 ▲1.62 % ARI 4,118 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

“Ministrat e rinj jo pjesë e PS”/Rama: Janë më profesionistë se ata të 2013

Kur vetëm pak ditë më parë u reformatua kabineti qeveritar, duke zëvendësuar 7 ministra dhe krijuar një tjetër institucion të ri, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje të emëruarve të rinj.

Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit, kreu i qeverisë iu përgjigj të gjitha kritikave publike që ishin kundër emërimeve të këtyre emrave, me pretendimin se ata duhet të ishin personazhe politike dhe se nuk ishin pjesë e PS. Mes të tjerash ai tha se ministrat e rinj janë më profesionist sesa ata që u emëruan në mandatin e parë qeverisës, në 2013-ën.

“Së pari e quaj humbje kohe, debatin teknik-jo teknik. Kur krijuam qeverinë e parë në 2013 u kritikova egzaktësisht për të njëjtën gjë. Dhe për disa vite ministrat që u larguan, së fundmi konsideroheshin teknik. Unë di që PS është më shumë sesa anëtarësia e saj dhe ka përgjegjësi dhe detyrimin që t’i japë mundësinë më të mirë përfaqësimit të interesave të tyre shqiptarëve, pa e konceptuar qeverinë si monopol. Unë e di që ministrat e rinj janë më me eksperiencë sesa ata që u larguan, kur ishin në ditën e parë të qeverisë. Askush prej tyre nuk vjen thjesht nga bankat e opozitës apo politikës, por nga eksperienca të mirëfillta pune. Unë di që kjo është një nga dallimet, një nga ato që e bëjnë PS-PS. Unë vet jam fryt i kësaj mënyre të të qenit të PS dhe këtij raporti të PS me të gjithë shoqërinë dhe me atë pjesë të shoqërisë që ndihet pranë PS dhe nuk është e anëtarësuar. Unë jam shumë krenar që e kam thelluar dhe përsa kohë të jem në këtë detyrë, do i bëj apel produkteve të tilla. Kam besim që puna do të tregoj dobinë e gjithë këtyre zgjedhjeve. Në çdo rast ata këshilltarët publik do të bënin punën e tyre po të ishin ‘politikë’ do thoshin; ‘ku janë ata që janë pa parti’. Ata që janë zgjedhur për qeverinë e re, janë njerëz që kanë kapacitete të mëdha, por sens përkatësie ndaj vizionit dhe programit”, tha Rama.

Teksa u ndal tek pyetja në lidhje me faktin nëse i trembet faktit që Meta do të refuzonte dekretimin e ndonjë prej ministrave të rinj, Rama u përgjigj se kreut të shtetit do t’i duhet koha e nevojshme.
“Jam prirur që të zgjedh shqiptarë të mirë. Nuk shoh arsye për të dyshuar për presidentin e Republikës, pasi ai do të marrë kohën siç e kërkon Kushtetuta. Ky ngërçi i kaluar do të adresohet në rrugën e duhur për të pasur një qartësi të plotë, jo për të djeshmen, por në raport me institucionin”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.