⛈️
Tiranë 22°C · Stuhi 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,434 ▼ -1.59% ETH $2,541 ▼ -2.84% XRP $1.3701 ▼ -1.64% SOL $102.0500 ▼ -1.15%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Ministri Gjiknuri në Forumin Ekonomik të Shën Petërburgut, takon homologun rus

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri po merr pjesë në mbledhjen e XX-të të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petërburgut që po mbahet në Rusi nga 16 deri në 18 Qershor, i cili konsiderohet si rival i forumit të Davosit.

Gjatë punimeve të Forumit, Gjiknuri u takua me Ministrin e Energjisë së Rusisë z.Alexander Novak, personalitete të tjera të fushës së energjisë dhe drejtues të kompanive botërore të naftës e gazit, sipas një njoftimi, nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, MEI.

Duke ju referuar njoftimit, në takimin me homologun rus, z.Gjiknuri u ndal tek situata globale në fushën energjitike dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomike. Dy ministrat diskutuan edhe mbi zhvillimet e pritshme në fushën e energjisë, kryesisht tek nafta e gazi dhe politika diversifikuese që po ndjek Evropa, duke patur si pjesë të saj tanimë edhe Shqipërinë

MEI bën të ditur se, çdo vit, ky Forum mbledh mbi 10 000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshirë këtu krerët e shteteve dhe qeverive, drejtorët e kompanive të mëdha, ekspertë dhe personalitete të shkencës, shoqërisë civile dhe medias.

Që nga viti 2006,  Forumi zhvillohet nën kujdesin dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Pjesë e Forumit ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Kryeministri i Italisë Mateo Renzi, ish-Kryeministri i Francës Nicolas Sarkozy etj. Të pranishëm në diskutime ishin edhe përfaqësues të kompanive prestigjoze botërore në naftë e gaz si Eni, Total, BP, Gazprom, Lukoil, Global Oil.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.