☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.67 ▼3.31%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,198 ▲ +0.28% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2503 ▼ -0.3% SOL $94.4400 ▼ -1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Ministri Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor. Pas hapjes së gjashtë kilometrave të parë tashmë punimet janë përqendruar në segmentin nga mbikalimi i Rinasit në drejtim të Limuthit.

Po punohet me intensitet me mbushjen e trupit të rrugës, ndërsa kanë përfunduar punimet për muret mbajtëse.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan nga afër punimet ku deri më tani janë realizuar afro 30% e tyre.

“Kjo fazë kontrate përfshin zgjerimin e trupit të rrugës në tre korsi plus një emergjence. Ndërkohë që përfshihet gjithashtu dhe mbikalimi në disnivel ose nyja në disnivel e Laknasit dhe ndërtimi i mbikalimit të ri të Kasharit, që do të jetë me strukturë metalike me gjatësi 94 m të gjatë”, tha Kozeli.

Hapja e gjashtë kilometrave të parë ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen qarkullimin e automjeteve, ndërsa po vijohet me fazën e tretë duke pasur objektiv përfundimin e saj brenda një kohe sa më të shpejt për ti dhënë një frymëmarrje lëvizjen edhe në këtë segment rrugor.

“Pas dy fazave që janë përmbyllur me sukses dhe që është e dukshme pasi trafiku është zhbllokuar me tre korsi deri në mbikalimin e Rinasit, tashmë jemi në punimet për përfundimin e zgjerimit deri në drejtimin e Limuthit”, bëri të ditur ministri Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi që projekti të adresojë edhe shqetësimet e komunitetit dhe bizneseve që operojnë në zonë për të pasur akses në aksin rrugor. Sa i takon mbikalimeve për këmbësorët përgjatë gjashtë kilometrave të parë të autostradës, ministri tha se shqetësimi i ngritur nga banorët pak javë më parë tashmë ka gjetur zgjidhje.

“Kantieri është i mobilizuar. Të kemi në vëmendje përmbylljen aty ku kemi mundësi edhe të atyre problematikave që kanë ngritur banorët, aty te nyja e Rinasit, të vazhdohet me prioritet për sa i përket mbikalimeve që bëjnë edhe ndërlidhjen e banorëve dhe që ka qenë shqetësim i shtuar”, tha Karakaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.