⛈️
Tiranë 23°C · Stuhi 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,440 ▼ -1.72% ETH $2,542 ▼ -2.64% XRP $1.3702 ▼ -1.59% SOL $102.0200 ▼ -1.27%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Ministrja Ekonomi: Bashkëpunim i suksesshëm me Italinë në ndihmë të biznesit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi së bashku me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, panë ecurinë e dy kompanive të cilat janë mbështetur financiarisht nëpërmjet Zyrës së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Tiranë, në kuadër të Programit për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Kjo ndihmë ndaj këtyre bizneseve vjen si një  produkt i marrëveshjes së përbashkët të dy qeverive Itali –Shqipëri për të ndihmuar biznesin vendas, sidomos SME-të në rritjen e aksesit në kreditin bankar shqiptar, nëpërmjet Linjës së Kredisë prej 25 milionë Euro e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri.

Programi,  në dy fazat e tij parashikon një financim të përgjithshëm prej 44 milionë Euro. 

Ndalesa e parë  e Ministres Ekonomi dhe Ambasadorit Alberto CUTILLO ishte  shoqëria  “Muharrem Hoçja” Sh.p.k,  e cila operon në sektorin e prodhimit të këpucëve për eksport që nga viti 2000 është financuar për një pjesë të investimeve të saj, nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me një vlerë 150,000 Euro, nëpërmjet Bankës Kombëtare Tregtare (BKT). Në saj të investimit të ri shoqëria ka zgjeruar kapacitetin e saj prodhues duke punësuar rreth 250 punëtor brenda në fabrikë. Vizita e dytë u zhvillua në “Kosmonte foods Tirana” Sh.p.k, ku një pjesë e investimit është financuar nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me një vlerë 500,000 Euro, nëpërmjet Bankës Raiffeisen.  Që prej vitit 2014, kur kjo shoqëri filloi investimin e ri numri i punonjësve të saj është shtuar me 50 punëmarrës të profesioneve të ndryshme. Qeveria, tha ministrja Ekonomi, ka për ta patur gjithnjë në vëmendjen e saj mbështetjen e biznesit si për bizneset e vogla, të mesme apo edhe të mëdha.

“Padyshim se vetëm nëpërmjet këtij suporti ndërmarrjet mund të çojnë përpara idetë e tyre. Qeveria Shqiptare të gjitha këto iniciativa i bën të mundura jo vetëm në sajë të angazhimit të saj personal, por edhe falë bashkëpunimit me organizata dhe vende të ndryshme siç është në këtë rast Qeveria Italiane nëpërmjet -Kooperacionit Italian të cilët kanë mundësuar këtë linjë kredie për biznesin e vogël e të mesëm që ti ndihmojë ata në shtimin e aktivitetit të tyre prodhues në mënyrë që të jenë më përfaqësues në tregun kombëtar  e atë ndërkombëtar” u shpreh ministrja Ekonomi.

Ekonomia shqiptare tha më tej ministrja Ekonomi ka nevojë për shtimin e të tilla modeleve biznesi. “Këto janë modele të suksesshme falë një bashkëpunimi tre palësh. Nga njëra anë është projekti që ndërtohet nga Qeveria Shqiptare dhe ajo Italiane, e nga ana tjetër bankat të cilat vënë në shërbim të gjitha dijet që mundësojnë marrjen e një kredie. Vetë biznesi që tregon se ka aftësi  të menaxhojë të tilla kredi. Por a janë këto shembujt më të mirë? Unë mendoj se këto janë shembuj revolucionarizues dhe këto janë shembujt e suksesit. Ti merr një kredi, shton aktivitetin, të ndihmon eksperti i bankës dhe më pas biznesi në terren merr një rezultat të dukshëm” u shpreh ministrja Ekonomi. Ndërsa sipërmarrësi Lulzim Begaj thotë se nëpërmjet këtij kompleksi magazinash dhe ambientesh frigoriferike, sipas standardeve dhe kërkesave me tregun e përbashkët evropian tani shpërndahen produkte të prodhuara në vende të ndryshme. “Shumë shpejt synoj grumbullimin përfshi përpunimin e produkteve shqiptare për t’i eksportuar në vende të ndryshme të Europës” tha ai. “Kosmonte Foods Tirana” Sh.p.k ka filiale në Kosovë, Dubai, Gjermani dhe së shpejti në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.