☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.71 ▼0.2%
ARI 4,153 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $64,060 ▼ -0.42% ETH $1,729 ▼ -0.55% XRP $1.1280 ▼ -0.7% SOL $71.8700 ▼ -2.73%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.71 ▼0.2 % ARI 4,153 ▼1.18 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.71 ▼0.2 % ARI 4,153 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ministrja Ekonomi takon homologun kinez Gao Huchang – “Shqipëri-Kinë, potenciale të shumta bashkëpunimi”

Në qytetin Ningbo, në Kinë, është duke u zhvilluar ministeriali i dytë i ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë, brenda nismës “16+1”, Kina – Evropa Qendrore e Lindore. Delegacioni shqiptar, në këtë ministerial, kryesohet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi.

Paraditen e së mërkurës, Ministrja Milva Ekonomi zhvilloi një takimin bilateral me homologun kinez Gao Huchang, nga ku vlerësoi bashkëpunimin ekomomik mes Shqipërisë dhe Kinës të cilit, theksoi Ekonomi, i është dhënë rëndësia e duhur, siç ishte edhe pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në takimin e krerëve të shteteve nga Europa Lindore (CEECs) organizuar nga Qeveria Kineze. “Shqipëria është e gatshme ta zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fushat e ekonomisë, agrikulturës, infrastrukturës, ndërtimit dhe edukimit. Ne mirëpresim investitorët nga Kina për të investuar në vendin tonë”, tha Ekonomi.

aaGjatë takimit, Ministrja Ekonomi u ndal edhe në potencialet e tregtisë mes dy vendeve kur tha: “Marrëdhëniet tregtare me Kinën janë rritur, por potencialet janë akoma edhe më të mëdha. Kina, në mënyrë të dukshme, e ka rritur pozicionin e saj tregtar me Shqipërinë megjithatë, mendoj se niveli aktual i tregtisë është i ulët, në krahasim me potencialet që kanë dy vendet. Bizneset shqiptare dhe Agjencia e Investimeve, AIDA, morën pjesë në Panairin e  Ningbos me produkte “Made in Albania” dhe do të marrin pjesë në të ardhmen në panaire të ngjashme, pasi janë një mundësi e mirë shkëmbimi informacionesh për të hyrë në tregun kinez”.

Ky takim u shfrytëzua nga Ministrja Ekonomi për të promovuar edhe zonat e lira ekonomike, TEDA, si dhe turizmin. Gjatë takimit, Ministri Gao Hucheng u shpreh se: “Kina shikon tek Shqipëria një partner shumë të rëndësishëm në Evropën Qendrore Lindore dhe bashkëpunimi ekonomik ka shënuar rritje, por konsiderojmë që ka akoma shumë hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm. Ne vlerësojmë potencialet e Shqipërisë në fushat si: fasoneria, industria minerale, infrastruktura dhe energjitika, si pika ku Kina ka vendosur hapat e para të bashkëpunimit. Ndërkohë, hapat e ardhshëm dhe synimi për bashkëpunim janë bujqësia. Gjithashtu, Kina shikon një potencial të madh për investimet në Shqipëri në fushën e turizmit” , u shpreh ministri Gao Huchang.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.