🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Miratohen ndryshimet në Ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi

Qeveria e RMV-së me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi.

Me ndryshimet e propozuara, çdo qytetar madhor, gjatë vizitës te mjeku i tij amë, do të japë deklaratë nëse pajtohet ose jo që pas vdekjes së tij të jetë dhurues i organeve dhe indeve për qëllime shërimi. Kjo deklaratë do të evidentohet në listën e sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi – “Termini im”. Ligji parashikon gjithashtu mundësinë që qytetari në çdo kohë ta ndryshojë vendimin e tij.

Me këto ndryshime, për herë të parë shteti do të ketë një pasqyrë më të saktë mbi gatishmërinë e qytetarëve, si dhe mbi nivelin e informimit dhe besimit të tyre ndaj dhurimit të organeve.

Njëkohësisht, me ndryshimet e propozuara zgjerohet edhe rrethi i dhuruesve të gjallë, kështu që përveç të afërmve të përfshirë deri më tani, do të përfshihen edhe të afërm të tjerë në vijë anësore deri në shkallën e katërt të farefisnisë, përkatësisht edhe kushërinjtë e parë. Ndërkohë, mbetet në fuqi mekanizmi mbrojtës përmes komisionit etik, i cili do të verifikojë vullnetarizmin e aktit dhe mungesën e çdo forme presioni.

Për më tepër, parashikohen edhe zgjidhje të tjera për lehtësimin e procedurave, përfshirë thjeshtimin e hapave administrativo-teknikë në pjesën e përcaktimit dhe konfirmimit të vdekjes së trurit.

“Me këtë zgjidhje ligjore bëjmë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi në të cilin vullneti i qytetarit do të shprehet qartë, do të mbrohet më shumë dhe do të respektohet në mënyrë më konsekuente. Akti i dhurimit të organeve do të buronte nga një vendim i lirë dhe i informuar. Në të njëjtën kohë, me zgjerimin e rrethit të dhuruesve të gjallë krijojmë mundësi të reja për trajtim mjekësor, gjithmonë brenda kornizave të rrepta mjekësore, etike dhe ligjore”, thotë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.