☁️
Tiranë 17°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.86 ▲1.17%
ARI 4,502 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,852 ▼ -6.29% ETH $1,860 ▼ -6.89% XRP $1.2270 ▼ -4.84% SOL $74.8400 ▼ -7.48%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.86 ▲1.17 % ARI 4,502 ▼0.4 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.86 ▲1.17 % ARI 4,502 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Sporti

Mirel Josa ëndërron, 9 pikë në 270 minuta për mrekullinë me Bylisin

Bylisit i kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të sezonit, me dy ndeshje në transfertë dhe një në shtëpi, por përballja me shkodranët, e cila zhvillohet të shtunën në “Loro Boriçi”, konsiderohet më delikatja. Mallakastriotët luajnë ndeshjen e dytë në Shkodër për këtë sezon, teksa në fazën e dytë kanë barazuar, dhe synimi […]

Bylisit i kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të sezonit, me dy ndeshje në transfertë dhe një në shtëpi, por përballja me shkodranët, e cila zhvillohet të shtunën në “Loro Boriçi”, konsiderohet më delikatja. Mallakastriotët luajnë ndeshjen e dytë në Shkodër për këtë sezon, teksa në fazën e dytë kanë barazuar, dhe synimi është marrja e një rezultati pozitiv, edhe pse nuk do të jetë e lehtë, duke parë objektivat e vendasve që synojnë titullin kampion.

Në Ballsh besojnë se, pavarësisht vështirësive, skuadra ka forcën për të siguruar mbijetesën dhe për të mbetur pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Trajneri Mirel Josa, së bashku me stafin e tij, po punojnë shumë në aspektin psikologjik për të mbajtur lart moralin e skuadrës. Te Bylisi, edhe pse ka pasur mungesa, disa lojtarë kanë kapur formën optimale, duke e treguar edhe në takimet e fundit. Josa pritet të mbështetet te forca e grupit në ndeshjen e radhës në Shkodër, ndërsa synimi është qartë: 3 pikët për t’u larguar sa më shumë nga dy vendet e fundit që të çojnë direkt në Kategorinë e Parë.

Ballshiotët kanë si objektiv të marrin maksimumin e pikëve në tri sfidat e mbetura, edhe pse nuk do ta kenë aspak të lehtë. Shpresohet që pas dy ditësh të jenë gati edhe sulmuesit që kanë munguar në takimet e fundit, ndërsa Josa mund të aktivizojë edhe elementë surprizë nga ekipi B dhe U-19, të cilët kanë spikatur në ofensivë dhe janë grumbulluar me skuadrën e parë në javët e fundit. Vllaznia është një skuadër që luan me theks sulmues dhe në Ballsh kërkojnë t’i përgjigjen kundërshtarit, ndërsa me Brunon e rikthyer dhe Kanën në formë stabël, Bylisi pritet të mos bëjë shumë lëvizje në duelin e radhës.

Deri në fund, Bylisi do të jetë në grumbullim. Të paktën kështu ka vendosur stafi dhe presidenca ballshiote. Sot pritet që trajneri Josa dhe stafi të vendosin për 11-shen anti-Vllazni, ndërsa në dy ditët e fundit është vënë re konkurrencë dhe luftë sportive brenda grupit. Në Ballsh janë gati për “finalen” e radhës, kur kanë edhe 270 minuta nga fundi i këtij sezoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.