☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.85 ▼0.89%
ARI 4,019 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,826 ▲ +0.22% ETH $2,316 ▲ +0.33% XRP $1.2987 ▲ +1.4% SOL $100.2800 ▼ -0.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.85 ▼0.89 % ARI 4,019 ▼0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.85 ▼0.89 % ARI 4,019 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Mjalti po bëhet biznes fitimprurës për fermerët

Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit duke u kthyer në një biznes fitimprurës për fermerët. Shqipëria ka natyrë me plotë bimësi që shërbejnë si kullota për bletët dhe nga ana tjetër norma e fitimit është më e lartë në këtë degë të bujqësisë, pavarësisht se edhe këtu risku është i lartë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se prodhimi i mjaltit në vend u rrit me 30.3% gjatë periudhës 2021-2025, duke arritur në 6,299 tonë në vitin 2025, nga 4,835 tonë në vitin 2021. Rritja u regjistrua pothuajse në të gjitha qarqet, me përjashtim të Shkodrës, e cila ishte i vetmi qark që shënoi rënie gjatë kësaj periudhe.

Sipas INSTAT zgjerimin më të fortë e regjistroi Gjirokastra, ku prodhimi pothuajse u trefishua, me një rritje prej 191.5% pas pandemisë. Ritme të larta u shënuan gjithashtu në Dibër (85.5%), Tiranë (64.6%) dhe Elbasan (50.8%). Edhe Durrësi, megjithëse mbetet qarku me prodhimin më të ulët, shënoi rritje me 46.4%.

Në vitin 2025, Korça ishte prodhuesja më e madhe e mjaltit në vend, me 1,006 tonë, e ndjekur nga Vlora me 855 tonë dhe Elbasani me 825 tonë. Këto tre qarqe, së bashku me Shkodrën kane mbi gjysmën e prodhimit kombëtar.

Shkodra humbi pozicionin kryesues që mbante në vitin 2021, pasi prodhimi u tkurr me 32.4% gjatë katër viteve, megjithëse në dy vitet e fundit u vu re një rikuperim i pjesshëm.

Rritja e prodhimit të mjaltit gjatë viteve të fundit lidhet me zgjerimin e numrit të koshereve, shtimin e interesit për bletarinë si burim të ardhurash dhe rritjen e kërkesës së konsumatorëve për produkte vendase e natyrale.

Në disa qarqe, ecuria pozitive është mbështetur edhe nga rritja e çmimit të mjaltit, kushtet e favorshme klimatike. Fermerët në të gjithë vendin po orientojnë investimet dhe njohuritë tek përmirësimi i teknikave të mbarështimit, nxitur nga rritja e kërkesës dhe çmimit që për disa lloje mjalti si ai i gështenjës i kalon të 30 eurot për kilogram.

Megjithatë, ndryshimet e mëdha mes qarqeve tregojnë se prodhimi mbetet i varur nga faktorë lokalë, si moti, sëmundjet e bletëve, përdorimi i pesticideve dhe sasia e luleve dhe bimëve ku kullosin bletët./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.