🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.44 ▲1.33%
ARI 4,119 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,711 ▼ -0.19% ETH $2,436 ▼ -0.61% XRP $1.3406 ▲ +0.44% SOL $105.2600 ▼ -0.9%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.44 ▲1.33 % ARI 4,119 ▼0.75 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.44 ▲1.33 % ARI 4,119 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual Vetëvendosje – LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ndryshe nga e kaluara, tani po shprehen më të gatshëm për një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, por me kusht, që partia fituese të mos i marr pozitat më të larta. Ndërkohë, nga Vetëvendosje, Kurti nuk përgjigjet përballë kësaj hapje të partisë opozitare, derisa një ministre kërkon që të mos vendosen kaq herët kushte.

Nga refuzimi për një bashkëpunim me Vetëvendosjen, në të kaluarën, deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, thotë që e morën një mësim të mirë.

“Jemi dënu në zgjedhje. Populli nuk na ka përkrahë në atë hap që e kemi marrë. Dhe kemi reflektuar, duke e kuptuar që bllokada apo barrikadimi, si parti e tretë nuk ka sjellë rezultatin e duhur”, ka thënë Ermal Sadiku, deputet i LDK-së.

Andaj, tash, thotë se janë më të hapur për bashkëpunim, por me një kusht.

“Nëse kërkohet prej Vetëvendosjes që ta ketë presidentin dhe kryeministrin, nuk hyjmë në koalicion, sepse pastaj dalim hipokritë”, ka thënë Ermal Sadiku, deputet i LDK-së.

Megjithatë, një ditë pas kësaj deklarate, Albin Kurti, refuzoi që të japë një qëndrim.

“Jam shumë vonë”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër në detyrë.

Por, një përgjigje LDK-së dhe të tjerave ua dha ministrja në detyrë e Drejtësisë.

“Opozita do të bënte mirë të mos vendoste kushte, sepse vendosja e kushteve, kushtëzimet, janë parakusht shumë i keq për fillim negociatash”, ka thënë Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Drejtësisë.

Këto deklarata, sipas një njohësi të çështjeve politike, tregojnë për distancën e madhe që e kanë ende partitë, sidomos me numrat që Vetëvendosjes ia mundësojnë formimin e qeverisë.

“Ne pak a shumë e pamë qëndrimin e Kurtit, i cili në projeksionin e tij synon që ta konstituojë kuvendin, ta formojë qeverinë, gjë që tregon se do ta shpërfillë kërkesën e opozitës për diskutim për tri pozitat më të larta shtetërore”, ka thënë Afrim Kasolli, njohës i çështjeve politike.

Andaj, Kasolli, sheh pak gjasa që të gjendet një zgjidhje.

“Skenarin më të mundshëm e shoh, një proces të ri zgjedhor, në mungesë të një harmonie, sidomos brenda partive opozitare, se si duhet ti qasen këtij problemi. Ato janë të fragmentarizuara brenda”, ka thënë Afrim Kasolli, njohës i çështjeve politike.

Sidoqoftë, nëse do gjendet një zgjidhje, do kuptohet veç pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, i cili hapë rrugë për rrjedhjen e afateve për formim të institucioneve./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.