☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.55 ▼0.06%
ARI 4,038 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,099 ▼ -0.89% ETH $1,886 ▲ +0.33% XRP $1.1054 ▼ -0.28% SOL $76.1000 ▼ -1.76%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.55 ▼0.06 % ARI 4,038 ▼0.35 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.55 ▼0.06 % ARI 4,038 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

“Modernizojmë dhe rrisim sigurinë në sektorin e bujqësisë”, Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, duke e cilësuar atë si një instrument të ri që synon të lehtësojë financimin e fermerëve dhe të krijojë më shumë siguri në marrëdhëniet mes aktorëve të sektorit bujqësor.

Salla tha se ky projektligj i përgjigjet një nevoje konkrete të bujqësisë shqiptare, një sektor ku fermeri investon sot, ndërsa të ardhurat i siguron pas një periudhe të caktuar.

Sipas ministrit, me zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e cilësisë sipas standardeve europiane, bëhet e domosdoshme që marrëdhëniet mes fermerëve, grumbulluesve, përpunuesve dhe financuesve të bazohen në rregulla të qarta dhe transparente.

“Ky projektligj i përgjigjet një nevoje konkrete në bujqësi. Bujqësia është një sektor ku fermeri investon sot dhe të ardhurat i siguron më vonë. Sa më shumë zhvillohet bujqësia dhe rritet cilësia europiane, kjo marrëdhënie bëhet e domosdoshme të jetë mbi rregulla të qarta dhe transparente”, tha Salla.

Ministri shpjegoi se dëftesat tregtare do të krijojnë një sistem modern ku produkti bujqësor mund të ndiqet nga prodhimi deri në magazinim, duke i dhënë fermerit mundësi të reja për financim.

Sipas tij, fermeri nuk do ta shohë më prodhimin vetëm si një burim të ardhurash, por edhe si një aset që mund të përdoret për të siguruar financim gjatë procesit të prodhimit.

“Fermeri nuk do ta shohë më prodhimin vetëm si burim të ardhurash, por edhe si aset për financim gjatë procesit të prodhimit. Instrumentet kryesore janë dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm dhe dëftesa mbi produktin bujqësor të magazinuar. Produkti i depozituar në magazinë mund të përdoret si kolateral për financim”, tha ai.

Një tjetër risi e parashikuar nga projektligji është dixhitalizimi i procedurave përmes platformës e-Albania, me qëllim që fermerët të kenë akses më të lehtë dhe transparent në këtë mekanizëm.

Salla theksoi se dëftesat tregtare do të garantojnë jo vetëm cilësinë e produktit, por edhe siguri juridike për fermerët dhe subjektet që do të ofrojnë financim.

“Ky mekanizëm do të funksionojë përmes e-Albania, me procedura të lehta dhe transparente për të gjithë fermerët. Dëftesat do të garantojnë cilësi për produktin, siguri juridike dhe financime për fermerin dhe subjektin që ofron financim”, tha Salla.

Sipas ministrit të Bujqësisë, projektligji pritet të forcojë besimin mes aktorëve të tregut dhe të rrisë mundësitë e financimit për sektorin bujqësor.

“Ky projektligj është gjithashtu në përputhje me procesin e modernizimit të sektorit dhe me praktikat më të mira të standardeve të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.