☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,090 ▲ +-0% ETH $2,250 ▲ +0.52% XRP $1.1788 ▼ -3.2% SOL $90.6600 ▲ +0.58%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Moggi sulmon hetimin ndaj arbitrave: Po përsëritet “Calciopoli”, duan të godasin Marotta

Luciano Moggi ka dalë me deklarata të forta mbi hetimin e fundit që prek botën e arbitrave në futbollin italian, duke e lidhur situatën aktuale me skandalin e famshëm të “Calciopoli”. Në një intervistë për “Libero”, ish-drejtuesi i Juventusit ka ngritur akuza të drejtpërdrejta për një fushatë që, sipas tij, synon figurat kryesore të sistemit aktual.

“Duan t’i bëjnë gropën Marotta, sepse është më i miri, – është shprehur Moggi, duke shtuar se kjo i kujton atë që ka përjetuar vetë: – Thonin se isha drejtori më i mirë në botë, se me mua fitohej, ndërkohë po më eliminonin”.

Ai e përshkruan situatën si një rikthim të dinamikave të së kaluarës: “Jemi në një ripërsëritje të Calciopoli-t, dikush do të dalë në pah duke duke hetuar futbollin. Nga Calciopoli nuk doli asgjë”. Sipas tij, ndryshimi kryesor me atë periudhë është struktura e klubit që ka Marotta: “Marotta ka një shoqëri të bashkuar pas vetes”.

Moggi rikujton edhe ndryshimet historike në futbollin italian pas largimit të figurave të mëdha të Juventusit të asaj kohe: “Pas vdekjes së avokatit Agnelli, doktor Umberto dhe avokatit Chiusano, gjithçka ndryshoi”.

Ai shton se ka qenë shpesh në shënjestër: “Me sa duket isha i padurueshëm, por jo vetëm unë, e gjithë ‘triada’ (Moggi, Giraudo, Bettega), ndoshta disa edhe më shumë se unë. Personalisht nuk kam qenë kurrë te Fiat…”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.