🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.90 ▼0.25%
ARI 4,101 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,401 ▲ +4.44% ETH $2,415 ▲ +6.57% XRP $1.2999 ▲ +3.55% SOL $95.4200 ▲ +3.83%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.90 ▼0.25 % ARI 4,101 ▲0.68 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.90 ▼0.25 % ARI 4,101 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Rusia pretendon rrëzimin e 605 dronëve ukrainas

MOSKË, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 605 dronë ukrainas gjatë natës, në një nga sulmet më të mëdha me mjete ajrore pa pilot që nga fillimi i luftës.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët u interceptuan mbi më shumë se 20 rajone të vendit dhe mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska.

Një nga zonat e goditura ishte rajoni i Tverit, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Moskës.

Autoritetet lokale thanë se një qendër logjistike e kompanisë së tregtisë elektronike “Wildberries” pësoi dëmtime të lehta pasi mbetjet e një droni ranë mbi ndërtesë.

Sipas guvernatorit Vitali Koroliov, nuk pati të lënduar.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Jaroslavlit, Mikhail Jevrajev, e cilësoi sulmin si më masivin e regjistruar ndonjëherë në këtë zonë.

Ai tha se 92 dronë u rrëzuan mbi rajon, ndërsa mbetjet e tyre shkaktuan zjarre në disa banesa dhe dëmtuan automjete.

Sipas autoriteteve ruse, që nga mesi i korrikut Ukraina ka goditur rreth 20 objekte të kompanisë “Wildberries” në rajone të ndryshme të Rusisë dhe në Krime.

Platforma e njohur e tregtisë online konsiderohet si ekuivalenti rus i “Amazon”.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të përshkallëzohet edhe në fushën e sulmeve me rreze të gjatë veprimi.

Më shumë se katër vjet pas nisjes së ofensivës së plotë ruse, përpjekjet diplomatike mbeten të bllokuara, ndërsa të dyja palët po intensifikojnë përdorimin e dronëve dhe raketave, duke rritur edhe numrin e viktimave dhe dëmeve në zonat civile./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.