☁️
Tiranë 20°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 81.16 ▲0.51%
ARI 4,331 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $66,452 ▲ +1.95% ETH $1,812 ▲ +5.49% XRP $1.2525 ▲ +7.36% SOL $74.5200 ▲ +6.38%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.16 ▲0.51 % ARI 4,331 ▼0.47 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.16 ▲0.51 % ARI 4,331 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Muça: Rama për herë të parë ka humbur një betejë komunikimi

Zhvillimet e fundit rreth protestave qytetare në vend kanë qenë në qendër të debateve në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH. Analisti Flogert Muça ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën e sinkronizuar se si mediat e huaja po pasqyrojnë tubimet në Shqipëri, duke argumentuar se pas këtij vrulli qëndron një strategji e mirëfilltë komunikimi ndërkombëtar me infrastrukturë të fuqishme.

Pasi bëri një krahasim me ngjarje të ngjashme të muajve të fundit në Rrjoll, Theth apo vetë Zvërnec, ku reagimi qytetar nuk ishte në këto përmasa, Muça shtroi pyetjen se si ka mundësi që një narrativë e tillë globale të ndërtohet brenda pak sekondave.

Sipas analistit, shpejtësia e përhapjes së lajmeve në mediat perëndimore tregon se lëvizja po përdoret si instrument në përplasjet politike jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Ngrihet me sekonda një narrativë, me sekonda një brendim, me sekonda një fabul dhe me sekonda çuditërisht të gjitha mediat amerikane dhe europiane majtiste thonë Kushner pritet me protesta në Shqipëri, që është vendi më amerikandashës në planet. Tani këtë çakmakun që i vë fijen kashtës duhet ta bëjë dikush, një regjisurë, një maestro komunikimi dhe kjo për mua është punë. Unë kam një pyetje: Kjo është protesta e të majtës globale?“

Muça sqaroi se entuziazmi i grupeve të grumbulluara në shesh shpesh pengon analizën logjike të situatës, ndërsa vuri në dukje se mjafton një “pretekst komunikimi” për të ndezur një lëvizje të këtyre përmasave.

Ndonëse pranoi se brenda vendit ekzistojnë arsye reale e legjitime që njerëzit të dalin vetë në protestë për të shprehur hallet e tyre nën simbolin e flamurit kombëtar, Muça insistoi se dikush duhet t’u hapi shtegun kryesor.

Në këtë pikë, ai nënvizoi se kryeministri Edi Rama ka pësuar një thyerje të paprecedentë në atë që konsiderohej pika e tij më e fortë.

“Edi Rama ka humbur për herë të parë në jetën e tij politike një betejë komunikative sepse strategu i komunikimit që ka patur përballë ka patur infrastrukturë shumë më të madhe se Edi Rama dhe patjetër pastaj pjesa tjetër është histori.“

Analisti e mbylli argumentimin e tij duke lënë të kuptohet se kjo skenë mund të ketë një target-grup të vogël audience, por personi ose struktura që ka arritur ta vendosë kryeministrin në këtë pozicion mbrojtës, sot mund të jetë pozicionuar direkt përballë tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.