☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,395 ▼1.04%
DOW 51,659 ▼0.1%
NASDAQ 25,749 ▼1.6%
NAFTA 73.06 ▼1.08%
ARI 4,142 ▼1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,394 ▼ -4.87% ETH $1,660 ▼ -6.54% XRP $1.1007 ▼ -5.26% SOL $69.0300 ▼ -7.84%
S&P 500 7,395 ▼1.04 % DOW 51,659 ▼0.1 % NASDAQ 25,749 ▼1.6 % NAFTA 73.06 ▼1.08 % ARI 4,142 ▼1.45 % S&P 500 7,395 ▼1.04 % DOW 51,659 ▼0.1 % NASDAQ 25,749 ▼1.6 % NAFTA 73.06 ▼1.08 % ARI 4,142 ▼1.45 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Bota

Nafta, në rënie të lehtë – Analistët parashikojnë rritje të rezervave në SHBA

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak se rafineria më e madhe në Libi ka rifilluar punën, ndërsa investitorët parashikojnë një rritje të rezervave në SHBA. Fusha naftëmbajtëse El Sharara në Libi, e cila ka qënë e mbyllur që në dhjetor, ka rifilluar punën, ndërsa prodhimi fillestar do të jetë rreth 80,000 fuçi në ditë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 56.1 dollarë për fuçi.

Çmimet po gjenden nën presion për shkak të pritshmërive se rezervat në SHBA do të jenë rritur gjatë javës së kaluar. Analistët e anketuar nga Reuters presin që rezervat e naftës të jenë rritur me rreth 400 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 1 mars. Shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale, sidomos në Europë dhe Azi, gjithashtu kanë ushtruar presion mbi çmimet.

Megjithatë, nafta Brent e Londrës është rritur me rreth 20%, që nga fillimi i këtij viti, kryesisht për shkak të marrëveshjes së OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin. Gjithashtu, edhe rënia e eksporteve nga Venezuela, për shkak të sanksioneve amerikane, ka mbështetur çmimet. Qeveria kineze deklaroi se synon një rritje ekonomike nga 6 deri në 6.5% për vitin 2019, poshtë nivelit të rritjes prej 6.6% vitin e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.