☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,024 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,748 ▼ -3.15% ETH $2,268 ▼ -3.92% XRP $1.2452 ▼ -6.14% SOL $96.6300 ▼ -5.63%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,024 ▼0.19 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,024 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nagavci: LVV i tërheq kandidatët, opozita të sjellë tre emra jashtë skenës aktuale politike

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se partia e saj ka ndërmarrë hapa konkretë për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se partia e saj ka ndërmarrë hapa konkretë për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Duke folur para mediave, ajo theksoi se si subjekt fitues, Vetëvendosje ka paraqitur disa propozime dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me partitë e tjera politike.

Nagavci shtoi se këto përpjekje kanë krijuar hapësirë edhe për subjektet e tjera, përkatësisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, që të japin propozimet e tyre për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur krizën politike.

E para e deputetëve të LVV-së, tha se deri më tani nga subjektet opozitare nuk është depozituar asnjë nënshkrim për zgjedhjen e presidentit.

Nagavci tha se LVV është e gatshme t’i ofrojë opozitës pjesën tjetër të nënshkrimeve që do t’u nevojiteshin kandidatëve të saj për të hyrë në garë.

“S’ mjaftojnë vetëm deklaratat. Unë kam pritur të më ofrohen 15 nënshkrimet e LDK-së në mënyrë që ne të ofronim nënshkrimet tjera”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, nëse opozita do të sillte kandidatura nga partitë e tjera, dy kandidatët e LVV-së do të tërhiqeshin.

“Duam emra që nuk vijnë nga skena aktuale politike. Emra që kanë kontribut atdhetar për Republikën e Kosovës. Ne hapim rrugë nëse na vijnë këta emra dhe i heqim emrat tanë”, tha Nagavci./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.