☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,888 ▼ -0.92% ETH $2,382 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -2.07% SOL $102.6600 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

NATO’ja dhe Rusia diskutojnë për reduktimin e rrezikut

Zyrtarët e Rusisë dhe të NATO-s kanë mbajtur bisedime për “mënyrat për rritjen e transparencës dhe reduktimin e rrezikut”, ka njoftuar sot NATO’ja.

Në njoftim theksohet se zëvendëssekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantikle, Alexander Vershbow, për këto çështje ka biseduar sot me ambasadorin e Rusisë në NATO, Aleksandar Grushko.

Verbshow i ka thënë Grushkos se NATO-ja është e gatshme për vazhdimin e dialogut, por “nuk ka ndryshim” në politikën ndaj Rusisë.

“Bashkëpunimi ynë praktik mbetet i pezulluar pas aksioneve agresive të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Alexander Vershbow dhe ka shtuar se “njëherësh, ne kemi vendosur t’i mbajmë kanalet e hapura për dialog politik”, transmeton REL.

Mëtutje, NATO-ja ka theksuar se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, “pret që për këto çështje dhe hapat e ardhshëm të bisedoj” me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, “ në një të ardhme të afërt”.

Raportet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë e kanë arritur nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës në vitin 2014 dhe për rolin e Rusisë në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.