☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.70 ▼0.2%
ARI 4,197 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,436 ▲ +0.01% ETH $1,740 ▲ +0.06% XRP $1.1371 ▼ -1.16% SOL $74.0000 ▲ +0.35%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.70 ▼0.2 % ARI 4,197 ▼1.15 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.70 ▼0.2 % ARI 4,197 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Bota

Ndër të parat që akuzoi Epstein për skandalet seksuale, zhduket në mënyrë misterioze modelja e njohur

Një vello misteri qëndron mbi zhdukjen e Elisabetta Tye Ferretto, një grua 50-vjeçare italiane që jetonte në Neë York dhe ishte një nga gratë e para që akuzoi Jeffrey Epstein për abuzim seksual. Ajo ka rezultuar e zhdukur që kur u kthye në SHBA më 22 prill, me autoritetet, që po hetojnë rastin.

Ferretto, me origjinë nga Montagnana në Italinë veriore, kishte jetuar në Nju Jork që nga viti 2001 dhe kishte udhëtuar në rajonin e Venetos në fillim të prillit për të vizituar prindërit dhe vëllain e saj.

Megjithatë, pas kthimit të saj në Manhattan, komunikimi i përditshëm me familjen e saj u ndërpre papritur. Të afërmit raportojnë se thirrjet telefonike mbeten pa përgjigje, ndërsa llogaritë e saj në mediat sociale duket se janë çaktivizuar ose fshirë.

Familja raportoi zhdukjen e saj në prokurorinë e Rovigos, e cila hapi një çështje gjyqësore, pasi ajo është shtetase italiane që jeton jashtë vendit. Çështja iu përcoll edhe Ministrisë së Jashtme italiane, e cila aktivizoi kanalet diplomatike të komunikimit me autoritetet amerikane.

Sipas informacioneve, autoritetet amerikane kanë nisur një hetim, por deri më tani Ferretto nuk është gjetur. Ish-modelja punoi në industrinë e modës pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe më vonë u bë aktive në sektorin e pasurive të paluajtshme në New York.

Emri i saj doli në pah në vitin 2019, kur ajo foli publikisht për një takim të dyshuar që kishte pasur me Jeffrey Epstein, i cili, sipas saj, kishte ndodhur në vitin 2004. Ajo kishte thënë se e kishte takuar Epstein përmes agjentit të saj të modës, i cili i kishte thënë se mund ta ndihmonte të punonte me marka të mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.