Ndërmarrjet kineze që operojnë në Bashkimin Evropian (BE) bënë thirrje për një mjedis më të mirë biznesi përmes një raporti të botuar nga dhoma e tyre të enjten.
Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE me seli në Bruksel, e cila mbulon rreth 1000 kompani kineze, publikoi raportin e saj vjetor me titull “Veprimi për të Ardhmen e Përbashkët: Ndërmarrjet Kineze në BE që përpiqen për rritjen mes ngadalësimit dhe pengesave rregullatore”.
Bazuar në një sondazh të përbashkët të kryer nga firma e konsulencës e strategjisë globale “Roland Berger” , raporti arriti në përfundimin se kompanitë kineze në BE tani ndodhen në një mjedis më pak të favorshëm për lehtësirat e t bërit biznes, por janë të gatshme të shtojnë investimet nëse ky mjedis do të përmirësohet.
Sipas Dhomës, kjo ka ardhur ndër të tjera nga prirja proteksioniste e tregut, pandemia COVID-19 dhe qasja e politizuar ndaj çështjeve të sigurisë kibernetike si dhe shqyrtimit të investimeve, të cilat mund të zbehin pritjet e disa kompanive kineze dhe investitorët.
Në raport, kompanitë shprehën shqetësimet e tyre kryesore: shpërthimin e COVID-19 dhe pasojat e pandemisë, transformimin digjital dhe sigurinë 5G, pengesat për të hyrë në tregun e gjelbër të Evropës, sistemin e rishikimit të mbivendosur të BE-së dhe një kuptim më të mirë të politikave të tregut të BE-së.
Ata gjithashtu i bënë thirrje BE-së të rrisin besimin e ndërsjellë me Kinën, për të punuar për mëkëmbjen e ekonomisë globale, për të parandaluar krizën shëndetësore nga shkaktimi i dëmtimit të zgjatur socio-ekonomik dhe për të ndihmuar në parandalimin e politizimit të çështjeve të sigurisë kibernetike.
Ata bënë thirrje për dialog dhe mirëkuptim me Kinën për të zvogëluar rregullimin e tepërt, kontrollin e tepruar dhe të gjitha format e proteksionizmit të tregtisë dhe investimeve.
“Shpreson shumë që BE-ja të punojë ngushtë me Kinën për të përfunduar negociatat mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse BE-Kinë për Investimet deri në fund të këtij viti,” thuhet në raport.
Dhoma e Tregtisë sugjeroi gjithashtu krijimin e një mekanizmi dialogu të sipërmarrësve të rinj të biznesit Kinë-BE, i cili do të jetë një platformë novative për komunikim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
“Ne propozojmë tetë rekomandime për institucionet e BE-së për të nxitur dialog dhe për të ndihmuar më shumë kompani kineze të hynë në tregun e BE-së në një bazë më të ekuilibruar dhe reciproke, prej së cilës do të përfitonte vetë BE-ja,” thuhet në raport.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.