☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.61 ▼0.5%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,193 ▲ +0.16% ETH $2,270 ▲ +0.65% XRP $1.2553 ▲ +0.4% SOL $92.2500 ▼ -0.02%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarri

Një 62-vjeçar i dyshuar si piroman ka rënë përsëri në prangat e policisë për vendosje zjarresh në zonën e Mirditës.

Burime zyrtare konfirmuan sot (22 gusht) lajmin, duke nisur edhe procedurat hetimore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë”, tha policia.

Arrestimi i tij u krye për veprat penale “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

“Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri”, sqaroi policia.

Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa vijon puna në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien nën kontroll të tij.

Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. D. ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij shtetasi dhe verifikimin e përfshirjes së tij edhe në zjarrvënie të tjera të ndodhura më herët në territorin e Bashkisë Mirditë”, thuhet më tej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.