☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 15 May 2026
S&P 500 7,428 ▼0.97%
DOW 49,660 ▼0.81%
NASDAQ 26,286 ▼1.31%
NAFTA 99.69 ▲2.86%
ARI 4,540 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,198 ▼ -0.97% ETH $2,218 ▼ -1.73% XRP $1.4344 ▼ -0.93% SOL $89.2700 ▼ -1.99%
S&P 500 7,428 ▼0.97 % DOW 49,660 ▼0.81 % NASDAQ 26,286 ▼1.31 % NAFTA 99.69 ▲2.86 % ARI 4,540 ▼3.1 % S&P 500 7,428 ▼0.97 % DOW 49,660 ▼0.81 % NASDAQ 26,286 ▼1.31 % NAFTA 99.69 ▲2.86 % ARI 4,540 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Kronika

Ndihmat e BE për përmbytjet dhe kontributi me investime në këtë fushë në vitet e fundit

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë bën të ditur se, në fillim të dhjetorit Shqipëria përjetoi reshje të mëdha që shkaktuan përmbytje në pjesën qendrore dhe jugore të vendit; Më 4 dhjetor Shqipëria i kërkoi ndihmë Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave (ERCC), zemrës operacionale të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. ERCC koordinoi me autoritetet përkatëse për të krijuar një listë të artikujve të reagimit emergjent, që më pas iu dërgua shteteve pjesëmarrëse; Që nga mëngjesi i 15 dhjetorit, 5 Shtete Anëtare kanë bërë oferta përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së:

  • Greqia (asistenca u dha më 9 dhjetor);
  • Sllovenia (asistenca u dha më 11 dhjetor);
  • Sllovakia (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);
  • Franca (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 15 dhjetor);
  • Austria (asistenca planifikohet të arrijë në Shqipëri më 18 dhjetor);
  • Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara, si dhe po shqyrton ofertën e mëvonshme; Shqipëria ka marrë gjithashtu mbështetje nga sistemi satelitor “Kopernik”i BE-së, i cili siguroi 18 harta satelitore për autoritetet kombëtare të mbrojtjes civile; Në tërësi, deri tani asistenca përfshin: 22 pompa uji; 42 ngrohës; 16 gjeneratorë; 2500 mushama shiu; 2120 batanije; 1000 thasë për fjetje; 301 palë çizme; etj; Asistenca dërgohet në Vaqarr, pranë Tiranës. Marrësi është Komanda Mbështetëse e Ushtrisë Shqiptare. ERCC është në kontakt me shtete pjesëmarrëse ofruese për të finalizuar logjistikën. Një Ekip i Mbrojtjes Civile i BE-së, i bazuar në Delegacionin e BE-së në Tiranë, u vendos në Shqipëri ndërmjet 7 dhe 15 dhjetorit për të lehtësuar dhënien e ndihmës dhe për të nxitur bashkëpunimin për mbrojtjen civile me autoritetet kombëtare shqiptare.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së 

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së siguron një përgjigje të koordinuar, efektive dhe efikase ndaj fatkeqësive, duke bashkuar kapacitetet e reagimit nga 34 shtete pjesëmarrëse; Ai promovon gjithashtu veprime të përbashkëta për parandalimin dhe përgatitjen për fatkeqësitë; Nga viti 2001 deri në vitin 2017, Mekanizmi i Mbrojtjes Civilei BE-së është aktivizuar më shumë se 250 herë. Çdo vend në botë, OKB-ja dhe agjencitë e saj, si dhe organizatat ndërkombëtare mund të kërkojnë asistencë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Kontributi i BE-sëpër rimëkëmbjen ngapërmbytjet dhe parandalimin e tyre në Shqipëri që nga viti 2017

Pas përmbytjeve të vitit 2015, BE-ja mobilizoi fonde për një program të rimëkëmbjes nga përmbytjet nën 3 komponentë: Rehabilitimi i infrastrukturave për mbrojtjen nga përmbytjet dhe parandalimin e erozionit (6 milion euro të deleguara UNDP-së, punimet kanë përfunduar); Përmirësimi i parandalimit të përmbytjeve dhe sistemit të paralajmërimit të hershëm (2.3 milionë Euro kontraktuar mbrojtjes civile italiane, projekti vazhdon deri në fund të vitit 2018); Rikuperimi i dëmeve bujqësore dhe rikthimi i kapaciteteve prodhuese duke përfshirë kompensimin për fermerët e prekur (6.4 milionëEuro të zbatuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti vazhdon deri në mes të vitit 2018)

BE-ja financoi dy programe rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë lidhur me parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj përmbytjeve; Programi i Përmbytjeve IPA, 6 milionëEuro, mbështeti Shqipërinë dhe vendet në rajon për të përmirësuar sistemin kombëtar të mbrojtjes civile në trajtimin e përmbytjeve. Programi gjithashtu krijoi, trajnoi dhe pajisi tri lloje të ndryshme njësish/moduleshreagimi ndaj përmbytjeve në Shqipëri që u përdorën në emergjencën e vitit 2016. Programi i Vlerësimit të Rrezikut dhe Hartëzimit të Katastrofave të IPA-s (IPA DRAM), 3 milionë Euro, forcon aftësitë e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit në menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë, duke krijuar sisteme kombëtare për grumbullimin e të dhënave për humbjetnga fatkeqësitë, vlerësimin e rrezikut, si dhe hartëzimin dhe krijimin e Atlasit Elektronik, Rajonal dhe të Riskut (ERRA). Përpjekjet e bëra nga BE-ja në Shqipëri që nga viti 2015 lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet kanë pasur një ndikim pozitiv në reduktimin e shkallës së ngjarjeve të përmbytjeve të vitit 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.