☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.68 ▲0.67%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,170 ▼ -4.98% ETH $2,216 ▼ -6% XRP $1.2179 ▼ -8.01% SOL $93.1900 ▼ -8.91%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Ndryshimet në stemat dhe uniformat e FA/ Qeveria miraton transformimin vizual të ushtrisë shqiptare

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh thelbësore që prekin imazhin dhe elementet identifikuese të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH). Përmes një vendimi të ri të botuar në Fletoren Zyrtare (VKM Nr. 534), qeveria ka rishikuar rregulloren e vitit 2022 mbi modelet e uniformave, gradave, stemave dhe flamujve dekorativë, duke synuar një standardizim më të lartë dhe përshtatje me riorganizimet e fundit strukturore.

Riorganizimi strukturor dhe stemat e reja

Një pjesë e konsiderueshme e vendimit i dedikohet pasqyrimit vizual të ndryshimeve në strukturën organizative të FARSH-it. Me krijimin e njësive të reja, qeveria ka miratuar shtimin e dhjetëra stemave dhe flamujve të rinj dekorativë.

“Në albumin e stemave, flamujve dekorativë dhe shenjave krahëse bëhen shtesat. Stema, flamuri dekorativ dhe shenja krahëse të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut,” thuhet në dokumentin zyrtar, i cili gjithashtu sanksionon simbole të reja për Komandën Kibernetike dhe Ndërlidhjes, si dhe për Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Paralelisht, me heqjen e strukturave të vjetra (si batalionet 1, 2 dhe 3 të këmbësorisë së vjetër), janë shfuqizuar edhe simbolet e tyre përkatëse.

Thjeshtim i uniformave dhe identifikim standard ndërkombëtar

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është thjeshtimi i pamjes së uniformave ceremoniale dhe atyre të punës, veçanërisht për Forcën Tokësore dhe Forcën Ajrore. Qeveria ka vendosur të heqë elementet e tepërta dekorative, duke i bërë uniformat më klasike dhe më të pastra në dizajn.

Vendimi saktëson për Forcën Tokësore dhe Ajrore se “modeli i kostumit ceremonial dhe atij të punës te xhaketat, pantallonat dhe fundet do të jetë pa fileto dekoruese perimetrale.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.