☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ndryshimi i sistemit të kasave, 15 mln euro për të ndërtuar mënyrën e re të llogaritjes

Administrata tatimore do të instalojë një sistem të ri teknologjik mbi kasat e bizneseve, i cili do të transmetojë çdo transaksion në kohë reale, drejtpërdrejt në serverin qëndror të Tatimeve.
Ministria e Financave ka hapur tenderin me vlerë rreth 1.9 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro, për të kontraktuar kompaninë që do të instalojë sistemin.

Sipas Financave, bizneset nuk do të kenë nevojë të blejnë kasa të reja, pasi sistemi do të instalohet në kasat aktuale dhe do të jetë pa pagesë.

Sistemi aktual kompjuterik që përdorin Tatimet funksionon mbi bazë ditore. Çdo biznes, kur mbyll aktivitetin në fund të ditës, nxjerr manualisht xhiron ditore dhe e dërgon atë në serverin e Tatimeve.

Por, me sistemin e ri, Financat thonë se transmetimi i të dhënave për çdo veprim që bën biznesi, shitje apo blerje, do të kryhet automatikisht në kohë reale dhe jo një herë në ditë.

Aktualisht në Shqipëri mendohet se ka 160 mijë kasa, që përdoren nga bizneset. Ministria e Financave thotë se sistemi i ri ul kostot për administratën dhe mbyll shtigjet për evazion. Madje, sipas saj ai sjell përfitime edhe për biznesin, duke i mundësuar plotësimin automatik të librave të shitjes dhe atyre të blerjeve.

Sistemi aktual i Tatimeve është instaluar fillimisht në vitin 2010, por ka rezultuar problematik. Në vitin 2015, qeveria shpenzoi 16 milionë euro për modernizimin e sistemit, por problemet nuk u zgjidhën.

Vet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e ka pranuar se sistemi ka probleme në transmetimin dhe raportimin e të dhënave, të cilat sipas Ministrisë së Financave zgjidhen përfundimisht me ndërhyrjen e re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.