Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,065 ▼ -0.1% ETH $1,702 ▼ -0.62% XRP $1.1309 ▼ -1.87% SOL $68.9100 ▼ -1.28%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Kosova

Në Beograd kujtohen krimet e luftës ndaj shqiptarëve në Kosovë

Aktivistët e të drejtave të njeriut përkujtuan viktimat e krimeve të luftës së përkatësisë etnike shqiptare në Kosovë, të vitit 1999 në një marsh protestues drejt ndërtesës së parlamentit në Beograd, shkruan Balkan Insight, raporton Gazeta Express.

Aktivistët e grupeve paqësore nga Qendra ligjore humanitare, Iniciativa Rinore për të Drejtat e Djeriut dhe Gratë në të Zeza, marshuan drejt parlamentit serbë të martën duke përkujtuar shqiptarët nga Kosova që u vranë në luftën e Kosovës 20 vjet më parë.

Themeluesi i organizatës joqeveritare Gratë në të Zeza, Stasa Zajovic, iu tha mediave që në katër vitet e kaluara, Serbia nuk ka sjellë asnjë akuzë kriminale për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Zajovic tha:”Ne gjithashtu duam të apelojmë të qytetarët e Serbisë që të mos heshtin ndaj këtyre krimeve, që të promovojnë dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe solidaritetin”.

Marko Milosavljevic nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut tha që rrëfimet  dominante në Serbi nuk përfshin viktimat e pafajshme shqiptare, por fokusohet vetëm tek viktimat serbe.

Milosavljevic tha:”për varre masive nuk flitet, kemi pasur 20 vite heshtje”

Rreth 20 aktivistë shpalosën një parrullë në rrugën qëndrore të Beogradit, Knez Mihalova, me emrat e 744 viktimave shqiptare që ishin zbuluar në lagjen Batajnica të Beogradit në 2001’tën.

Ata simbolikisht mbuluan parrulën me baltë, dhe pastaj e pastruan atë dhe e bartën deri në afërsi të parlamentit së bashku me një parrulë tjetër në të cilën thuhej “Batajnica- e vërteta e varrosur”. Policia u kujdes për sigurinë në këtë ngjarje.

Trupa të viktimave civile shqiptare janë gjetur në varre masive në katër lokacione në Serbi që nga 1999.

Një total i 744 trupave janë gjetur në një qendër të ushtrimeve policore në periferinë e Beogradit, në lagjen Batajnica, 61 në kampin Petrovo Selo, 84 afër liqenit Perucac dhe 52 në një minierë në Rudnicë.

Ata ishin viktima të ofensivës së presidentit Slobodan Miloseviç ndaj shqiptarëve të Kosovës, që përfundoi me sulmet 78 ditëshe të NATO’s ndaj Jugosllavisë në 1999.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.