☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,277 ▼1.49%
DOW 50,014 ▼1.69%
NASDAQ 25,197 ▼1.88%
NAFTA 90.43 ▲2.53%
ARI 4,113 ▼4.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,876 ▼ -0.12% ETH $1,629 ▼ -1.56% XRP $1.1011 ▼ -3.57% SOL $63.7600 ▼ -2.58%
S&P 500 7,277 ▼1.49 % DOW 50,014 ▼1.69 % NASDAQ 25,197 ▼1.88 % NAFTA 90.43 ▲2.53 % ARI 4,113 ▼4.04 % S&P 500 7,277 ▼1.49 % DOW 50,014 ▼1.69 % NASDAQ 25,197 ▼1.88 % NAFTA 90.43 ▲2.53 % ARI 4,113 ▼4.04 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Në Bullgari starton struktura e re evropiane për një mbrojtje kufitare

Ngjarja vendimtare jo vetëm për Bullgarinë, por dhe për Evropën rastisi gjatë ditës së enjte në pikën kufitare Kapitan Andreevo në kufirin bullgaro-turk. Aty zyrtarisht u inaugurua Agjencia e re evropiane për një mbrojtje kufitare dhe bregore. Për rëndësinë e ngjarjes flet prania , përveç e  kryeministrit Borisov dhe e ministrit të brendshëm Rumjana Bëçvarova, por dhe e komisarit evropian për migracionin, punët e brendshme dhe shtetësisë Dimitris Avramopullos, të drejtorit të përgjithshëm të FRONTEKSIT Fabris Lexheri, të ministrave nga vendet në Bashkimin Evropian dhe persona zyrtar nga Turqia.

Starti i strukturës së re të Evropës pikërisht në Bullgari flet për vlerësimin e rolit të saj për përballimin e krizës së emigrantëve. “Disa vjet Bullgaria luftonte vet, duke kryer me përpikëri angazhimin e vet ndaj Bashkimit Evropian. Gëzohem shumë se këtu është valiu i Edrenesë. Nuk duhet të pranohet se shartimi i sotëm i Agjencisë është i drejtuar kundra Turqisë. Përkundrazi, duhet të jetë shenjë ndaj të gjithëve në Evropë për rëndësinë e marrëveshjes me Turqinë. Nuk ka një polici kufitare . e cila të mund të përballojë disa milionë imigrantë. Turqia duhet të mbetet partnerja tonë strategjike”, deklaroi kryeministri bullgar Borisov. Dhe me të vërtetë, sipas fjalëve të komisarit evropian Avramopullos, agjencia do të ketë dhe oficer për lidhje në Ankara. Ajo do të mund të mbështetet mbi një buxhet prej 320 milionë euro. Do të ngulmohet mbi operacione në detin Mesdhe, të cilat janë të drejtuara drejt sigurisë të Italisë dhe Greqisë. Ministrja Bëçvarova theksoi sesa të rëndësishme për Bullgarinë janë të gjitha rrobat e nevojshme, teknika, qenët e mësuar dhe të stërvitur në mënyrë të posaçme dhe kamerat termike të imazhit. Sipas fjalëve të saj vendi kontribuon për punën e zyrave, që të mund të krijohet ky kapacitet, ky numër i oficerëve, të cilët do të jenë të domosdoshme për të gjitha kufijtë.

Struktura do të disponojë me 1500 veta personel, kurse aksenti në punën e tij do të jenë operacionet në pikat e zjarrta me probleme me presionin e migracionit. Ajo do të ketë një pajisje personale-anije lundruese, mjete ajrore lundruese dhe automobila. Detyrë e saj do të jetë dhe ndihma  gjatë readmisimit dhe imigrantëve ilegal. Drejtori i deritanishëm i FRANTEKSIT Fabris Lexheri, i cili tanimë kryeson strukturën e re, nga ana e vet sqaroi se, ajo do ti përkushtohet krejtësisht detyrës për një drejtim efektiv të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian , por do të mund të zhvillojë dhe vendime operative , të cilat prekin shtetet më të prekshme-anëtare. Nga vetvetja kuptohet se, Bullgaria është një nga më të prekshmet në vijë të parë, kurse struktura e re është sinjal për “ lëvizje dhe një vibracion” në brendësinë e Evropës, ku në fakt rrjedh lumi i migracionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.