☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,868 ▲ +0.7% ETH $2,687 ▲ +0.86% XRP $1.4908 ▲ +1.24% SOL $119.9300 ▲ +1.8%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Sporti

Në prag të ndeshjes ndaj Teutës, Shehi: Japim maksimumin për 3 pikët!

Tirana sfidon Teutën, në kuadër të kampionatit shqiptar. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, bëri vlërësimin e tij para këtij takimi. “Ana psikologjike është e mirë, edhe kjo për shkak të performancës dhe produktivitetit që kishim ndeshjen e fundit. Aq më tepër që ishte derbi. Shpresojmë që kjo anë psikologjike, dhe ky moral që e kemi […]

Tirana sfidon Teutën, në kuadër të kampionatit shqiptar. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, bëri vlërësimin e tij para këtij takimi.

“Ana psikologjike është e mirë, edhe kjo për shkak të performancës dhe produktivitetit që kishim ndeshjen e fundit. Aq më tepër që ishte derbi. Shpresojmë që kjo anë psikologjike, dhe ky moral që e kemi të mirë, ta shfrytëzojmë dhe të jetë bonus për nesër.

Jo vetëm kundërshtari, që për mendimin tim do respekt, por edhe pozicion dhe situata që tri ndeshje janë nga fundi, e bëjnë shumë të rëndësishëm çdo moment të lojës. Jemi të vetdijshëm që kjo ndeshje do të thotë shumë për ne. Do futemi nesër për të dhënë maksimumin tonë.

Në pozicionin ku jemi, çdo ndeshje duhet luajtur për ta fituar. Me këtë synim do shkojmë nesër. Pavarësisht pastaj se çfarë prodhon fusha. Idea është e qartë, që do futemi me dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin nga ky takim.

Disa ish-lojtarë që kanë qenë në drejtimin tim, por edhe pjesë e Tiranës. Futbolli kështu është. Para disa viteve kanë qenë këtu, sot atje dhe nesër mund të jenë diku tjetër. Në çdo kampionat, lojtarët gjithmonë janë në lëvizje siç jemi dhe ne trajnerët. Kjo nuk është se përbën ndonjë specifikë të veçantë.

Nuk e di se çfarë mund të bëjnë të tjerët, nuk kam asnjëfarë interesi për çfarë bëjnë tjerët. Përqëndrimi është te ne, ne kemi fushën dhe për të marrë maksimumin aty.

Tare dhe Kobiljar? Janë dy lojtarë që ikin nga organika, dhe përderisa janë pjesë e skuadrës janë lojtarë të rëndësishëm. Sigurisht që mungesa e tyre do ndihet. Shpresojmë të mos jetë determinante. Djemtë e tjerë që do jenë në fushë, ose në organikë nesër, të bëjnë maksimumin për të plotësuar boshllëqet që na kanë lënë këto dy lojtarë”, u shpreh Shehi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.