🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,516 ▲ +1.08% ETH $1,590 ▲ +1.83% XRP $1.0637 ▲ +2.71% SOL $72.2700 ▲ +2.74%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

Në komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për protestën qytetare, si dhe sulmoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimin ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së. Ai foli edhe për shpalljen non grata të një protestueseje, pasi ajo kishte një fotografi me ish-presidentin iranian, për të cilin Berisha tha se ishte takuar edhe Edi Rama.

“Thirrja ime është për çdo demokrat e demokrate, për çdo shqiptare dhe shqiptar, kudo që ndodhet, në Shqipëri apo në diasporë, që të mbështesë protestën e të rinjve shqiptarë si shpresa më e bukur për shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit. Rama u rikthye në gjenin e tij. Çdo ditë dhe çdo natë kalon nga bota dixhitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare”, tha Berisha.

“Shpall non grata një zonjë vetëm pse kishte një fotografi me Ahmedinexhadin. Më lejoni t’ju tregoj diçka. Kam qenë kryeministër kur shërbimet partnere më informuan se Edi Rama kishte shkuar në Teheran dhe ishte takuar me Ahmedinexhadin, ndërsa Erion Veliaj e kishte bërë atë rrugë disa herë. Nga verifikimet e organeve kompetente rezultoi se, të paktën në një rast, Rama kishte marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, të zhvilluar në Teheran. Tahir Sinani, siç e dini, komandonte disa brigada në frontin e Pashtrikut, një nga frontet më të nxehta të luftës në Kosovë. Edhe ato dokumente i ka nxjerrë Edi Rama dhe kanë dalë vetëm me urdhër të tij nga Arkivi i Shtetit. Ky është shteti i pabesë, shteti që ndaj luftëtarëve të lirisë përdor standardin e Vuçiçit”.

I pyetur se kur do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha u shpreh se nuk do të presë të bëhet kryeministër për ta bërë këtë.

Pyetje: “Kur do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për inat të Ramës?”

Sali Berisha: “Faleminderit. Nuk them se do të shkoj vetëm pasi të fitojmë zgjedhjet, si kryeministër. Do të shkoj edhe më parë, natyrisht në momentin e përshtatshëm. Unë jam në opozitë dhe mund të shkoj për të marrë pjesë në një konferencë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.