☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.37 ▼1.03%
ARI 4,327 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,382 ▲ +0.73% ETH $2,421 ▲ +0.75% XRP $1.2976 ▲ +0.66% SOL $98.8500 ▲ +1.69%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.37 ▼1.03 % ARI 4,327 ▼1.39 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.37 ▼1.03 % ARI 4,327 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Nënshkruhet marrëveshja, italianët: Falas 5000 armë “Beretta”, “AR 70/90” për ushtrinë shqiptare

Në Shtabin e Përgjithshëm të FARSH, u nënshkrua, të martën, më 3 korrik, “Marrëveshje Teknike ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, lidhur me transferimin pa pagesë, si dhurim, të 5000 armëve “Beretta”, “AR 70/90”, 228 kompleteve për pastrim armësh, si dhe 500 përshtatës për qitje manovër”.

Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, kolonel Petrit Çuni, ndërsa për palën italiane marrëveshja  u nënshkrua nga atasheu ushtarak italian, rezident në Tiranë, kolonel Fabio Cornacchia.

Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, kolonel Çuni, në emër të ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, i shprehu atasheut ushtarak italian mirënjohjen e thellë për akordimin për FARSH të këtij donacioni, i cili do të bëjë të mundur kompletimin e FARSH me armatim standard të NATO, të kalibrit 5.56 mm, duke bërë zëvendësimin gradual të armëve të lehta të kalibrit 7.62mm.

Ky donacion është i rëndësishëm për Forcat e Armatosura shqiptare, pasi bën të mundur rritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprimin e FARSH me vendet e NATO, veçanërisht gjatë pjesëmarrjes në operacionet e përbashkëta.

Përveç këtij projekti, bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Italisë ka qenë i vazhdueshëm në fushën e Mbrojtjes në stërvitje dhe operacione të përbashkëta të udhëhequr nga NATO, ku vlen të përmendet kontributi i FARSH në VJTF18 për periudhën STAND BY (Forca të Gatishmërisë së Lartë) me një kompani këmbësorie të Batalionit të II të Këmbësorisë (b2k) ku Italia është vendi udhëheqës (Framework Nation), për vitin 2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.