☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 95.76 ▼0.3%
ARI 4,459 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,129 ▼ -1.46% ETH $2,472 ▼ -1.58% XRP $1.3837 ▼ -3.79% SOL $101.5500 ▼ -3.18%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.76 ▼0.3 % ARI 4,459 ▼0.05 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.76 ▼0.3 % ARI 4,459 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kosova

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të premten do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, janë plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit që parasheh kufizimin e qarkullimit të këtyre automjeteve.

Kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime të qarkullimit, pasi sipas ministrisë nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim për zbatimin e kësaj mase.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim që lidhet me zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.