⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.16 ▲1.14%
ARI 4,002 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,107 ▼ -2.14% ETH $2,233 ▼ -3.16% XRP $1.2445 ▼ -3.46% SOL $97.0300 ▼ -2.58%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.16 ▲1.14 % ARI 4,002 ▼0.73 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.16 ▲1.14 % ARI 4,002 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“Nesër në zgjedhje pa PD” Rama: Plan kriminal për destabilizimin e Shqipërisë

“Mos ndodhtë mrekullia në orët e mbetura dhe po ndodhi shyqyr që të ndodhi këto fjalë nuk kanë më asnjë rëndësi ne nesër do të nisemi drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike. E cila duhet ta ketë shumë të qartë se Shqipërinë peng nuk e merr dot kurrë dhe as që e bën dot një vatër të re gjullurdie në rajonin e trazuar nga ndërhyrjet e aktorëve të tjerë kundër BE-së e NATO-s”, u shpreh Rama gjatë komunikimin e tij javor.
Kryeministri Rama iu referua ish kryeministrit Berisha dhe kryetarit Basha se kanë marrë peng PD në. Rama foli për një plan që kërkon destabilizimin e Shqipërisë.
“Destabilizimi që ëndërron për  turpin e saj më të madh nën ndikimin e dy mendjeve të caktuar që e i friken drejtësisë dhe zgjedhjeve nuk e realizon dot në asnjë mënyrë Drejtësinë e re dhe rrugën tonë për Shqipërinë që duam me shtet me punë me mirëqenie dhe me vendosmëri të plotë për tu anëtarësuar në familjen evropiane duke filluar nga zbatimi i Vettingut nuk e bllokon dot më përtej 18 qershorit”, tha Rama.
Kryeministri Rama i drejtoi një thirrje edhe votuesve demokratë kur u kërkoi t’i bashkohen Shqipërisë Europiane.
“Më 18 qershor nuk votohet as për flamurin e PD dhe as për atë të PS, por për flamurin kuqezi. Më 18 qershor për t’u ndarë nga e kaluara dhe për të realizuar ëndrën e vjetër, ‘ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa'”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.