🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 77.69 ▼3.3%
ARI 4,119 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,000 ▲ +1.68% ETH $1,874 ▲ +1.2% XRP $1.0765 ▲ +0.5% SOL $73.8800 ▲ +1.6%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 77.69 ▼3.3 % ARI 4,119 ▲0.7 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 77.69 ▼3.3 % ARI 4,119 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
La Liga

Nga Anthony Gordon te 21-vjeçari 100 milionë eurosh, zbulohet lista me anësorët që po ndjek Barcelona

Përveç transferimit të një qendërmbrojtësi dhe një qendërsulmuesi, Barcelona do të transferojë dhe një sulmues anësor gjatë merkatos së verës. Mundo Deportivo ka zbuluar disa nga emrat që po ndjekin drejtuesit katalanas, dy prej tyre ka qenë më parë pjesë e ekipeve të moshave të Barcelonës.

Emri i parë në listë është ai Anthony Gordon, i cili ka bërë një sezon fantastik te Newcastle, por ka një çmim të vështirë për t’u përballuar nga Barcelona, mbi 80 milionë euro.

Një tjetër emër është ai i zbulimit të këtij sezoni në La Liga, Victor Munoz, 22 vjeç, një produkt i La Masia, por më pas u bë pjesë e Real Madrid. Verën e kaluar u transferua te Osasuna për 5 milionë euro, por klubi madrilen mbajti 50% të të drejtave të tij. Për Munoz nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit te Reali, për 8 milionë euro këtë verë.

Klauzola e largimit të tij te një ekip tjetër është 40 milionë euro. Një tjetër emër në listë është ai i Jan Virgili, i cili ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë të Mallorca, ku u transferua verën e kaluar duke lënë pikërisht Barcelonën. Emra të tjerë janë, ylli belg i Ajax-it, Mika Godts, marokeni i Betis, Abde si dhe norvegjezi i Benfica, Andreas Schjelderup, i cili ka një klauzolë largimi 100 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.