Nga Banka e Shqipërisë tek Parlamenti Evropian, punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës
Pas hulumtimit mbi postet e privilegjet e familjarëve të ministrave të shumicës, një vëzhgim i VNA i deklaratave të pasurisë për vitin 2025 zbulon pamjen financiare dhe angazhimet profesionale të të afërmve të deputetëve të Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi
Nuk ka deklaruar asnjë familjar të lidhur në deklaratën e pasurisë për vitin 2025.
Agron Gjekmarkaj
Bashkëshortja e tij, znj. Elda Mataj, është e punësuar në Bankën e Shqipërisë, ku gjatë vitit 2025 ka realizuar të ardhura totale prej 20,438 eurosh (përfshirë pagën prej 15,403 eurosh dhe shpërblimet prej 5,036 eurosh).
Albana Vokshi
Nuk ka deklaruar bashkëshort apo partner bashkëjetues. E bija, Ajana Tartari, gjithashtu nuk ka deklaruar asnjë pasuri apo të ardhura për vitin 2025.
Arian Ndoja
Bashkëshortja e tij, znj. Elderina Ndoja, ka gjeneruar 50,622 euro nga veprimtaria si person fizik si dhe 10,000 euro nga shitja e pasurive të luajtshme. I biri, Arbër Ndoja, ka deklaruar të ardhura nga prindërit në shumën prej 16,000 eurosh (15,000 CHF).
Bardh Spahia
Bashkëshortja e tij, znj. Fabiola Spahiu, është e punësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, nga ku ka realizuar një pagë prej 2,111 eurosh për periudhën shtator–dhjetor 2025.
Belind Këlliçi
Bashkëjetuesja e tij, znj. Anna Shkreli, ka deklaruar të ardhura nga aktiviteti i saj privat në shumën prej 24,468 eurosh, si dhe një detyrim/borxh prej 38,640 eurosh.
Besart Xhaferri
Bashkëshortja e tij, znj. Marigona Xhaferi, ka deklaruar të ardhura nga veprimtaria e pavarur profesionale prej 3,122 eurosh dhe të ardhura nga paga pranë subjektit “E&B” në shumën prej 2,582 eurosh.
Blendi Himçi
Bashkëshortja e tij, znj. Sinorela Himçi, ushtron disa aktivitete: si dentiste ka përfituar pagë prej 2,678 eurosh, nga fitimi i biznesit sipërmarrës “NEO DENT” ka arkëtuar 18,359 euro, si dhe ka përfituar 160 euro nga mësimdhënia në Universitetin e Elbasanit.
Bledjon Nallbati
Bashkëshortja e tij, znj. Elona Nallbati, është e punësuar në institucionin e Avokatit të Popullit, ku ka realizuar të ardhura nga paga në shumën prej 8,050 eurosh për vitin 2025.
Bujar Leskaj
Bashkëshortja e tij, znj. Silvana Leskaj, ka realizuar pagë prej 17,666 eurosh nga Ministria e Punëve të Jashtme (MEPJ), si dhe të ardhura nga dhënia e pronave me qira në shumën totale prej 42,321 eurosh. I biri, Klaus Leskaj, punon në “Intermarket Bank AG” me pagë prej 43,758 eurosh, përveç të ardhurave nga prindërit (17,500 euro). Djemtë e tjerë, Orest dhe Arion Leskaj, kanë deklaruar përkatësisht pagë prej 14,486 eurosh (përfshirë dy punësime) dhe 8,000 eurosh nga shoqëri private, përveç mbështetjes financiare nga prindërit (10,000 euro dhe 11,000 euro).
Edi Paloka
Bashkëjetuesja e tij, znj. Dasara Mema, është e punësuar në Shkollën e Magjistraturës, nga ku ka marrë një pagë prej 10,680 eurosh, si dhe 33 euro nga interesat bankare. E bija, Kleta Paloka, punon në “RFZ Bank” ku ka realizuar pagë prej 19,070 eurosh.
Enno Bozdo
Bashkëshortja e tij, znj. Lida Bozdo, ka fituar 5,000 euro nga paga në aktivitet privat dhe 1,260 euro nga dhënia e pronës me qira.
Fidel Kreka
Bashkëjetuesja e tij, znj. Anjeza Topi, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë financiare apo të ardhura për vitin 2025.
Flamur Noka
Bashkëshortja e tij, znj. Eva Noka, është e punësuar si pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku ka realizuar një pagë vjetore prej 14,137 eurosh. I biri, Erik Noka, ka deklaruar llogari rrjedhëse bankare prej 14,629 eurosh (8,949 euro dhe 5,681 euro) me burim krijimi nga prindërit.
Flamur Hoxha
Bashkëshortja e tij, znj. Emira Hoxha, ka përfituar pagash nga tre shoqëri private (“Kler shpk”, “Daniel Creation” dhe “FB-ART”) në shumën totale prej 27,049 eurosh. E bija, Erta Hoxha, ka deklaruar të ardhura nga mësimdhënia në “Santa Clara University” në SHBA në shumën prej 5,700 eurosh (6,200 USD).
Gent Strazimiri
Nuk ka deklaruar familjarë apo persona të lidhur në deklaratën e pasurisë.
Gjin Gjoni
Bashkëshortja e tij, znj. Elona Çaushi, ka realizuar pagë prej 15,653 eurosh nga “Albcos Albanian Cosmetics” si dhe 3,804 euro nga kompania “Mundo Aks Gmbh”.
Igli Cara
Bashkëshortja e tij, znj. Rezarta Cara, ka deklaruar të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës (3,285 euro), pagë nga “IRC Studio” (1,821 euro), si dhe të ardhura nga aktiviteti privat prej 3,310 eurosh dhe 2,468 eurosh.
Isuf Çela
Bashkëshortja e tij, znj. Anila Isufaj, ka deklaruar 67,500 euro të ardhura të tjera dhe 916 euro nga interesat bankare. I biri, Klevis Çelaj, punon në tre shoqëri private (“Gener 2”, “EDG Natyral Gas” dhe “Alb-CNG”), nga ku ka grumbulluar një pagë totale prej 22,013 eurosh.
Ivi Kaso
Bashkëshortja e tij, znj. Sonila Kaso, ka deklaruar të ardhura nga veprimtaria e pavarur profesionale si person fizik në shumën prej 25,308 eurosh.
Jorida Tabaku
Bashkëshorti i saj, z. Saimir Sallaku, është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës me pagë 16,037 euro, anëtar i Këshillit Drejtues në “Banka Credins” me të ardhura prej 18,355 eurosh dhe 10,200 eurosh, si dhe ka përfituar 50,400 euro nga veprimtaria e pavarur profesionale, 12,750 euro nga qiratë dhe 1,000 euro nga shitja e pasurive të luajtshme.
Jozefina Topalli
Bashkëshorti i saj, z. Ndoc Topalli, ka deklaruar të ardhura nga pensioni (998 euro), qiratë (3,483 euro dhe 8,298 euro) si dhe të ardhura të tjera prej 505 eurosh. E bija, Margerita Topalli, punon në Bankën e Shqipërisë ku ka realizuar pagë prej 10,248 eurosh, si dhe të ardhura të tjera prej 10,017 eurosh e 133 eurosh. I biri, Genar Topalli, ka marrë pagë prej 16,050 eurosh (17,468.50 USD) nga kompania “Forza 1 North INC”.
Kastriot Piroli
Bashkëshortja e tij, znj. Donika Piroli, është e punësuar në Drejtorinë Arsimore Lezhë me pagë 9,663 euro. I biri, Luiz Piroli, është i punësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku ka realizuar të ardhura nga paga prej 9,552 eurosh.
Klevis Balliu
Bashkëjetuesja e tij, znj. Fjorela Hametaj, ka deklaruar të ardhura nga paga pranë kopshtit privat “Maple Bear Tirana” (4,703 euro), kompanisë “Lillypop SHPK” (2,400 euro), si dhe 10,130 euro nga aktiviteti privat.
Kliti Hoti
Bashkëshortja e tij, znj. Edite Sadiku, punon si mjeke dhe pedagoge: ka realizuar 4,830 euro nga QSUT, 4,060 euro nga Fakulteti i Mjekësisë, si dhe 2,168 euro e 359 euro nga Fondacioni “Zonja e Këshillit të Mirë”.
Luan Baçi
Bashkëshortja e tij, znj. Elsa Baçi, ka realizuar 15,970 euro pagë nga “Diamond Hill & Spa”, 24,309 euro fitim si person fizik dhe 87,534 euro nga tërheqja e dividentit. Djemtë e tij, Bruno dhe Aldo Baçi, kanë realizuar përkatësisht 13,214 euro pagë në “EasyPay” dhe 41,604 euro fitim nga aktiviteti privat.
Luçiano Boçi
Bashkëshortja Blerina Boçi, e bija Enxhi Boçi dhe i biri nuk kanë deklaruar asnjë të ardhur për vitin 2025.
Oerd Bylykbashi
Bashkëshortja e tij, znj. Vilma Fora, ka deklaruar 23,927 euro nga aktiviteti privat si person fizik dhe 1,020 euro nga qira. Vajza e tij, Greis Bylykbashi, është e punësuar pranë Parlamentit Evropian me pagë prej 6,800 eurosh për periudhën shtator–dhjetor, të ardhura nga punësimi part-time prej 2,998 eurosh, si dhe të ardhura të tjera prej 17,941 eurosh (9,000 euro dhe 8,941 euro).
Ramadan Likaj
Bashkëshortja e tij, znj. Vjollcë Likaj, ka marrë pagë prej 46,037 eurosh nga “Relikaj SHPK” dhe 4,488 euro nga “Medaur SHPK”. I biri, Leon Likaj, është i punësuar te “Relikaj SHPK” me pagë 30,295 euro, ndërsa e bija, Ormela Likaj, punon po te “Relikaj SHPK” me pagë 26,281 euro dhe ka përfituar shpërblim prej 4,254 eurosh nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër.
Saimir Korreshi
Bashkëshortja e tij, znj. Albana Çela, është e punësuar si punonjëse sociale, punë nga e cila ka realizuar të ardhura vjetore nga paga prej 8,040 eurosh.
Tomorr Alizoti
Bashkëshortja e tij, znj. Emira Alizoti, është e punësuar në shkollën “Hermann Gmeiner” me pagë 9,023 euro, si dhe ka përfituar 4,410 euro nga dhënia e pronës me qira.
Tritan Shehu
Bashkëshortja e tij, znj. Aida Shehu, ka përfituar 6,801 euro nga pensioni dhe 60,000 euro nga qiraja. I biri, Loran Shehu, ka deklaruar 696 euro si person fizik, ndërsa djali tjetër, Alk Shehu, punon si mjek në Gjermani (“Segeberger Clinic”, 50,400 euro), ligjëron te Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” (4,172 euro) dhe ushtron aktivitet privat (2,333 euro).



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.