☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.61 ▼0.5%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,193 ▲ +0.16% ETH $2,270 ▲ +0.65% XRP $1.2553 ▲ +0.4% SOL $92.2500 ▼ -0.02%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend.

Nga këto, 8 mbeten ende aktive. Për përballimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Dajt, zjarri është riaktivizuar mbi tunelet e Qafë Mollës. Në zonë po punojnë forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e ADZM-së, të mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura.

Në Priskë të Madhe, ndërhyrja vijon me 4 automjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Një tjetër vatër aktive është në Drenie, në bashkinë Patos, ku zjarri është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Krujë vijon ndërhyrja në dy vatra. Në Abaze, situata po monitorohet dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Krastë-Halil, ndërhyrja e dy helikopterëve në orët e para të mëngjesit ka ndihmuar në përmirësimin e situatës.

Në malin e Nëmerçkës, në bashkinë Përmet, operacioni po vijon me forcat zjarrfikëse, strukturat bashkiake dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Aktive mbetet edhe vatra në malin e Dhëmbelit, ku po punojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit.

Në Gurë-Lurë, në bashkinë Dibër, është angazhuar një tjetër operacion i gjerë. Në terren ndodhen 25 zjarrfikës, 20 forca të ADZM-së, 35 vullnetarë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Forcat janë vendosur pranë banesave për të mbrojtur komunitetin dhe për të reaguar në rast të përkeqësimit të situatës. Ndërkohë, zjarri në Vilëz të Kurbinit është shuar plotësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.