☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.90 ▲0.53%
ARI 4,191 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,626 ▼ -0.23% ETH $2,698 ▼ -0.57% XRP $1.5025 ▼ -0.22% SOL $121.1100 ▲ +0.4%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.90 ▲0.53 % ARI 4,191 ▲0.83 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.90 ▲0.53 % ARI 4,191 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
roze

Nga numër 1 në vendin e 157-të: Miley Cyrus vendos rekord negativ në Billboard

Nga numër 1 në vendin e 157-të: Miley Cyrus vendos rekord negativ

Miley Cyrus ka hyrë në historinë e Billboard, por këtë herë jo për një arritje pozitive.

Albumi i saj i ri, “Bass Persuades”, i cili javën e kaluar bëri një debutim surprizë në vendin e parë të Billboard 200, ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme në javën e dytë, duke zbritur deri në vendin e 157-të.

Kjo rënie prej 156 pozicionesh e bën albumin e Cyrus rënie më të madhe nga vendi i parë për një artiste femër në historinë e Billboard.

Rekordi më parë mbahej nga Madonna me albumin “Madame X”, i cili në vitin 2019 ra nga vendi i parë në vendin e 77-të. Vetëm pak muaj më vonë, rekordi u thye nga Celine Dion, albumi i së cilës “Courage” zbriti nga vendi i parë në vendin e 111-të.

“Bass Persuades” është albumi i parë i Miley Cyrus i publikuar nën Atlantic Records, pasi këngëtarja u nda nga Columbia Records në fillim të këtij viti.

Fillimisht, albumi pritej të debutonte jashtë Top 5, por Atlantic Records ndërhyri fuqishëm për të rritur shitjet dhe për të siguruar një debutim në vendin e parë.

Sipas raportimeve, albumi u publikua me 16 variante vinyl, nëntë versione CD, gjashtë variante digjitale dhe një version në kasetë, ndërsa çmimi i versionit digjital u ul gjithashtu.

Strategjia rezultoi e suksesshme për javën e parë. “Bass Persuades” arriti të mposhtë me vetëm rreth 70 njësi albumin e këngëtares country Ella Langley, “Dandelion”, duke siguruar vendin e parë.

Cyrus dhe Atlantic Records e festuan fitoren në atë kohë. Madje, këngëtarja mori në shtëpi një kurorë me lule në formën e numrit një.

“Të qenit numër 1 me Bass Persuades është më shumë se një fitore”, shkroi Cyrus në Instagram pas suksesit.

“Ky proces ka qenë ndër periudhat më të bukura për mua. Të gjithë ata që u përfshinë e bënë të mundur dhe, mbi të gjitha, e bënë argëtues dhe të paharrueshëm”, shtoi ajo.

Por vetëm një javë më vonë, situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ndërkohë që Cyrus ka rënë në vendin e 157-të, emrat e tjerë të mëdhenj të popit vazhdojnë të dominojnë Billboard 200.

Taylor Swift është rikthyer në vendin e parë me “The Life of a Showgirl”, e ndihmuar edhe nga publikimi i edicionit të ri “Encore”. Në vendin e dytë renditet Olivia Rodrigo me “You Seem Pretty Sad For a Girl So In Love”, e cila vazhdon të tregojë qëndrueshmëri në klasifikim edhe pas katër muajsh. Ndërsa Ella Langley, të cilën Cyrus e mposhti me një diferencë minimale javën e kaluar, ka zbritur vetëm një pozicion dhe tani ndodhet në vendin e tretë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.