☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.24 ▲1.21%
ARI 4,543 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,718 ▼ -2.21% ETH $2,114 ▼ -3.65% XRP $1.3794 ▼ -3.18% SOL $84.2500 ▼ -3.24%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.24 ▲1.21 % ARI 4,543 ▼0.41 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.24 ▲1.21 % ARI 4,543 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Horoskopi

Nga puna, te surprizat dhe dashuria, si nis java për 12 shenjat? Horoskopi nga Jorgo Pulla

Një javë e mirë për 12 shenjat e zodiakut. Me ndryshime, me surpriza, me vendime, pse jo dhe dashuri të reja në horizont. Astrologu Jorgo Pulla tregon çfarë pritet për shenjat e horoskopit ditën e sotme në “Mirëmëngjesi Shqipëri”. Ai thotë se kemi ndikime shumë pozitive që lidhen me ndikimin e Uranit dhe Mërkurit në shenjën e binjakëve. Kjo ju jep mundësi dhe kohën e duhur, teksa paralajmërohen dhe ndryshime. “Një këshillë mirë është të ecni me këmbët tuaja, jo të huajat. Mirë është të flisni pak dhe të dëgjoni shumë.

Lajme të papritura për të gjetur zgjidhje. Është një periudhë mjaft ndikuese. Kjo javë do të na mësojë se si të ecim përpara. Ndikimi më i madh është te shenjat e ajrit dhe të tokës. Binjakët, virgjëresha, shigjetari dhe peshqit do të kenë një ditë më të ndikuar në pozicionin e planetëve.

Nga mesdita sot deri në mbrëmje kemi lëvizje hënore boshe. Nëse keni punë mbyllini gjatë paradites, sidomos binjakët. Nëse doni të firmosni një kontratë të rëndësishme, por është pak me spec, mirë është të mos flisni te të tretët. Jo ekspozime”, tha astrologu Jorgo Pulla.

Dashi

Sido që të jenë gjëra, çështjet që keni pasur, ndoshta dhe të ndërlikuara, jeni në momentin e artë të ndryshimeve, mundësive. Koha përkon me çështje ekonomike, me disa ndryshime të mëdha që do të keni, në punë, në karrierë, në dashuri, në vazhdimësi. Edhe pse keni pasur disa siklete, mos u shqetësoni sepse është periudha e stabilizimit. Do të keni takime të mira, të rëndësishme. Vjen momenti e duhur për të bërë zgjedhjen e duhur. Takimet e bisedimet bëjini gjatë paradites.

Demi

Demi ka vullnetin, por ka dhe zgjuarsinë. Duket se tani e tutje i keni të gjitha mundësitë për t’i arritur qëllimet tuaja. Jeni kritikë ndaj vetes dhe të drejtë me të tjerët. Puna, karriera, vendime, do ndryshoni vend pune. Për ju në diasporë që keni pasur probleme me vendndodhjen do keni çështje dokumentacioni. Në çështje që kanë të bëjnë me dashurinë, Demi ka mundësitë e arta me peshore dhe peshqit. Keni pasur çështje pezull, por janë të zgjidhura nga sot e tutje.

Binjakët

Kanë dy arsye për t’u gëzuar: kanë uranin, por kanë dhe Mërkurin në shtëpinë e tyre. Komunikimi është baza. Me lekët nuk janë aty ku duhet dhe është një nga momentet e arta. Keni dy orë të duhurat, mëngji dhe pasditja 16:30 që t’i zgjidhni. Nuk ka vend për t’u shqetësuar. Binjakët mundohen të jenë korrekt me të tretët, por rrallë është anasjelltas. Mos merrni vendime të nxituara. Nëse keni propozime për punë, kini kujdes në këtë aspekt, mos besoni menjëherë dhe lehtë. Shikoni, llogarisni dhe mendoni! Në dashuri, ata që janë vetëm kanë mundësi të mira.

Gaforrja

Duket se dita e sotme është mjaft e rëndësishme sa i përket punës dhe karrierës. Hëna me Afërditën dhe Dielli me Uranin jep mundësi shumë të mira me takimet. Më tepër mendoni se sa veproni. Për disa është pak e vështirë sepse mund të lënë punën dhe duan pak kohë për zgjidhjen. Por është një moment i mirë dhe ju keni diçka të mirë te vetja sepse arsyetoni para se të veproni. Disa profesione duket të kenë kujdes kur kërkoni të drejtën tuaj. Disa e sotme shumë e mirë për të rregulluar gjëra. Në dashuri edhe pse kjo periudhë është disi ndikuese, me dashin dhe akrepin është perfekt.

Luani

Luanët janë në anën më të mirë të mundshme. Kanë ndryshimin, kanë vendimin. Përgatituni për gjëra të mëdha. Edhe pse keni dy punë në një kohë, punën e parë do ta lini sepse ju ha kohë dhe nuk është mbajtur fjala. Jeni mjaft pozitivë dhe është koha për nisma të reja, për punën apo karrierën. Është një nga momentet më pozitive dhe kjo gjë do t’ju ndihmojë për të arritur majat. Për anën shpirtërore, lidhjet me shigjetarët e dhjetëditëshit të parë dhe dashët e dhjetëditëshit të tretë, përgatituni!

Virgjëresha

Vjen një nga momentet e mira dhe mundësitë për të zgjidhur problemet që keni në punë apo karrierë. Mundësi në karrierë. Dhjetëditëshi i tretë është shumë i favorizuar në çështjet më madhore që ata kanë në ekonomi. Në çështjet e dashurisë sa i përket ndikimeve shumë të mëdha, me ujorë, me binjakë të dhjetëditëshit të parë dhe shigjetarë të dhjetëditëshit të tretë janë mjaft ndikuese dhe rrezatuese.

Peshorja

Një shenjë që nuk diskutohet, balancimi, mundësia, ekonomia luajnë një rol të rëndësishëm tani e tutje. Keni ndikime të mëdha, mundësi të mëdha në punë, por edhe në dashuri. Për peshoret që janë në distancë, kanë ndikim me peshoret dhe dashin. Keni mundësi dhe kohën e duhur për të zgjidhur problemet që keni. Paraditja më e përshtatshme për të stabilizuar gjërat.

Akrepi

Kjo fillimjavë për akrepët është mundësi është vazhdimësi. Keni ndërmend të stabilizoni punën tuaj, karrierën dhe ekonominë. Edhe pse keni pasur vështirësi në anën ekonomike, financiare, tani është koha e duhur që t’i zgjidhni. Do të gjeni njeriun tuaj të zemrës në një punë të rëndësishme. Ju akrepët e dhjetëditëshit të tretë do merrni një lajm të mirë, të rëndësishëm.

Shigjetari

Një shenjë zjarri që vërtetë ndryshon shumë, në ekonomi, në punë, në vendbanime. Shigjetarët do marrin disa oferta shumë të rëndësishme. Do zëvendësojnë kohën e humbur se po bëjnë gati 3 muaj që janë tërhiq e mos e këput. Në fushën e artit, në fushën e dizajnit, në gjërat më të rëndësishme që kanë, do merrni ofertë shumë të rëndësishme, rritje në detyrë pse jo. Duhet të keni kujdes në lëvizjet që bëni. Bëni lëvizje të ngadalta që të kenë jetëgjatësi në kohë! Në fushën e dashurisë, lidhjet me gaforre dhe me dash janë idealet.

Bricjapi

Keni mundësi të mira në punë, në karrierë, lëvizje. Mos u shqetësoni për qetësinë para stuhisë. Jeni të drejtë, drejtësia do t’ju ndihmojë në ndryshimet që doni të bëni. Për ata njerëz që ju prishin pak ekuilibrin, qetësinë ka kush merret me ta, ndaj nuk ka vend për t’u shqetësuar. Në anën shpirtërore, lidhjet me gaforret janë perfektë.

Ujori

Mjaft mundësi dhe kohë për ju. Do të keni mundësi ekonomike, mos i lini pas dore. Erdhi koha dhe momenti, periudha dhe ndryshimi për çështjet ekonomike. Keni ndikimin e uranit, por keni mundësi në aspektin e punës. Stabilizimi është në dorën tuaj. Jeni një hap para asaj çfarë ndodh. Lidhjet me peshoret dhe demët, jeni në kohën e duhur për të bërë zgjidhjet e duhura.

Peshqit

Për peshqit mundësitë janë pafund. Nisni një punë tani, mirëpo do zgjidhni ndërmjet ofertave që keni. Duhet të keni kujdes të mos shkoni sërish atje ku ishit. Ju jepet mundësia, shfrytëzojeni. Ju presin vendime historike! Bjeruni pas gjërave të mëdha. Me akrepë të dhjetëditëshit të parë dhe binjakë të dhjetëditëshit të dytë është a-ja dhe zh-ja. Do keni një gëzim në familje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.