☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,689 ▼ -2.46% ETH $2,437 ▼ -2.71% XRP $1.3852 ▼ -2.82% SOL $103.6300 ▼ -2.33%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Nga sot, 17 prill deri në urdhërin e dytë ndërpritet dalja dhe hyrja automjeteve nga Sofja

Sot në mëngjes, më 17 prill Shtabi Operativ Kombëtar njoftoi për 42 raste të reja të Covid-19 zbuluara brenda 24 orëve të fundit. 21 prej pacientëve të porsaregjistruar u hospitalizuan.  Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Bullgari është 825. Të shëruarit tashëm janë 141, ndërsa të vdekurit 40.

Nga sot, data 17 prill, deri në urdhër të dytë u ndërpre dalja dhe hyrja e të gjitha automjeteve nga Sofja. Mbyllja e kryeqytetit u miratua nga kryeministri Bojko Borisov. Shkaku është rritja shqetësuese e trafikut në kushtet e epidemisë në lidhje me festat e Pashkëve. Urdhëri ështe dhene nga  Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev dhe që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private.

Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve. Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar Gjeneral Vencisllav Mutafçijksi deklaroi sot se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.

Çfarë parashikojnë masat e reja kufizuese?

Masat suplementare kundër epidemisë vendosura nga ministri i shëndetësisë ndalojnë hyrjen dhe daljen nga territori i qytetit të Sofjes të të gjitha automobilave me disa përjashtime. Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm:

.maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre;

.automjetet me regjim të posaçëm, duke përfshirë ato të Inspektoratit Regjional shëndetësor;

.automobila që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore;

.automjetet që lëvizen për meremetime të ngutshme ose për ndreqjen e avarive;

.automjete që transportojnë punonjës deri në vendin e punës, duke përfshirë edhe ato që udhëtojnë deri në objekte strategjike dhe kryejnë detyra me rëndësi për sigurinë kombëtare, kur kjo kërkon daljen ose hyrjen në kryeqytet.

Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).

Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.