🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,032 ▲ +0.76% ETH $2,246 ▲ +1.11% XRP $1.1701 ▼ -1.38% SOL $90.1700 ▲ +0.87%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Ngjarja e Maliqit, Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, iu përgjigj në Kuvend interpelancës së kërkuar nga deputeti Klevis Balliu lidhur me ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Dëshmori i Atdheut Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri.

Lamallari theksoi se kanë nisur hetimet për qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Kam kërkuar edhe publikisht, fillimin e një hetimi të plotë të ngjarjes. Dhe mund t’ju komunikoj sot se: Po, ka nisur një hetim i tillë, si nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, si dhe nga AMP, siç është rasti për çdo ngjarjeje të rëndë. Vetëm në përfundim të këtij hetimi, në mënyrë sa më të plotë, sa më shteruese, pa kurrfarë ndikimi politik apo çfarëdo natyre tjetër, brenda kohës së nevojshme, siç gjykohet nga hetuesit në këtë rast. Vetëm një hetim i tillë mund t’i japë përgjigje pyetjeve që ju keni adresuar dhe shumë të tjerave”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai shtoi se nuk do të komentojë mbi çështjen derisa hetimet të përfundojnë, por garantoi transparencë të plotë sapo të ketë rezultate zyrtare.

“Dhe nuk do të ishte as e përshtatshme, me peshën e përgjegjësisë që unë mbaj, me funksionin politik që mbart Ministri i Punëve të Brendshme, të përfshihet qoftë me komente të papërshtatshme, teksa zhvillohet një hetim. Kështu që patjetër, në përmbushje të detyrimit tim ligjor për transparencë, por edhe çdo kërkese për informacion, do t’i ndaj këto të dhëna, sapo të kemi një përfundim të hetimeve, të cilat zhvillohen dita-ditës. Padyshim, ju siguroj që hetimi do të jetë i plotë, shterues, sepse bëhet fjalë për t’i dhënë drejtësi një efektivi që nuk është më mes nesh”, theksoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari bëri me dije se familja e Mekollit dhe ajo e efektivit të plagosur kanë përfituar mbështetje financiare, ndërsa është iniciuar edhe procedura që djali i mitur i Mekollit të përfitojë nga ligji për fëmijët në mbrojtje të Republikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.