☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Nikki Haley: Pozicioni i qeverisë amerikane për Kosovën nuk ka ndryshuar

Nikki Haley e bëri këtë deklaratë kur doli para medias pas një takimi të Këshillit të Sigurimit. Ajo shpjegoi pikat kryesore të axhendës javën e ardhshme kur kryetarët e shteteve të botës do të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme. Edhe presidenti amerikan Donald Trump, do të jetë prezent.

Nga anoncimet nuk është dërguar deri tani asnjë lloj sinjali se mund të vendoset diçka për Kosovën. Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se në kuadër të Asamblesë do të takohet me presidentin Trump. Një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga pala amerikane ose nga OKB. Por Nikki Haley tha sot se takime të ndryshme do të zhvillohen në kuadër të samitit.

Në New York gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme do të vijnë përveç presidentit Hashim Thaçi edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Secili vjen me axhendë më vete. Nuk duket të ketë ndonjë plan të përbashkët. Edhe takimet që zhvillojnë janë të tilla.

Meqenëse Kosova nuk ka vend në Kombet e Bashkuara, OKB qëndron e rezervuar me informimet.

Organet e OKB ndodhen me përplasjesh midis unilaterizmit dhe multilaterizmit. E përkthyer kjo do të thotë që ka vende që kërkojnë të shpërndajnë përgjegjësinë dhe detyrat e OKB midis forcave të ndryshme, dhe të zbusin pushtetin e SHBA brenda OKB. Për Kosovën kjo do të thotë se vendimet duhet të merren edhe nga vende të tjera, jo vetëm nga SHBA. Për fat të keq në mes të këtyre vendeve të tjera bën pjesë edhe Rusia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.