☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Nis zbatimi i paktit, zhbllokohet vettingu

126 deputetë u mblodhën mbrëmë në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit, për të vënë në zbatim marërveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha. Seanca nisi me debate për rendin e ditës.
Socialistët kërkuan që vettingu të votohej në fillim, ndërsa demokratët në fund. Nuk mungoi as ironia e Metës, ndërsa PD e PS e gjetën shpejt dakordësinë.
“Mendojmë të mos ndryshojmë rendin e ditës. Mirë vazhdojmë pra me rendin se edhe konfirmimin e morëm nga Berisha që PD është dakord. Po ju çfarë keni. Nëse ju keni njëri-tjetrin, unë atë e kam. Kur të iki unë bëni ç’të doni”, tha kryeparlamentari Ilir Meta.
Votimi i parë ishte ai i shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj. Më shumë vota pro mori dekreti i zv/kryeministres Mandija, ndërsa më shumë vota kundër kishte dekreti i shkarkimit të Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasali.
Ndërkohë në të 14 dekretet, kishte një grup deputetësh që nuk merrnin pjesë në votim dhe numri më i madh, 28, ishte për dekretin e shkarkimit të zv/kryeministrit Niko Peleshi. Pas votimit në parlament, zv/kryeministrja dhe 6 ministrat e rinj u betuan në Presidencë.
Rifillimi i seancës për pikën e dytë të paktit Rama-Basha, miratimin e 3 ligjeve në funksion të zgjedhjeve, solli debate, por edhe batuta pas fjalës së Ben Blushit.
“Gjashtë ministra i ka Rilindja, pesë i mori çadra dhe katër i ka LSI-ja. Kjo është republika që doni? Kjo është ‘Republika e Re’? Ju që u futët për Republikën e Re, ju nuk mbrojtët asnjë kauzë”, tha Ben Blushi.
“E vetmja gjë që i shqetësonte te marrëveshja, ishte që nuk gjenin vendin e tyre në tepsi. Ben Blushi është një njeri që ka një lidhje shumë të fortë me tepsinë dhe për fat të keq vazhdon edhe këtu, persiston si zëdhënës i të gjithë atyre që ndjehen të privuar në pjesën e tyre të tepsisë”, replikoi kryeministri Rama.
“Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë, prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, u shpreh deputeti Sali Berisha.
Parlamenti miratoi ndryshimit në Kodin Penal që dënon me burg shitblerjen e votës dhe marrjen e kartës së identitetit. Ligji tjetër  është për financimin e  partive, që kufizon shpenzimet e fushatës dhe detyron mediat të mos transmetojnë spote me pagesë, dhe i kërkon hapësirë 90 minuta për partitë e mëdha dhe 10 minuta për partitë e vogla. Projekt-ligji tjetër është ai i mediave audiovizive që saktëson kohën e transmetimit të reklamave politike.
Rikthimi pas bojkotit 3 mujor solli edhe votimin e anëtarëve të opozitës në komisionet e vettingut.
Po ashtu u votua edhe kreu i ri i KQZ-së Klement Zguri, ndërsa Denar Biba si anëtar. Deputetët votuan edhe  Erinda Ballancën, në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.  

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.