☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.20 ▼1.54%
ARI 4,054 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,332 ▼ -0.77% ETH $2,327 ▼ -1.11% XRP $1.3026 ▼ -1.88% SOL $100.6100 ▼ -1.29%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,054 ▲0.05 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,054 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Nishani: S’jam pyetur për reformën në drejtësi

aaNë pritjen tradicionale vjetore me gazetarët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ceku sfidat që ka sot demokracia e vendit tonë, duke u ndalur në kryetemën e muajve të fundit; reformën në drejtësi.
Presidenti Nishani qortoi maxhorancën, e cila sipas tij nuk ka kërkuar mendimin e institucionit që ai drejton për reformën në fjalë, ndërsa bëri thirrje për angazhim maksimal të klasës politike në hartimin e një drafti të përbashkët.
Sipas kreut të shtetit, është me rëndësi që të arrihet së pari gjuha e përbashkët e klasës politike shqiptare dhe më pas jetësimi i reformës nga ekspertët në bazë të dakortësimit të politikës.
“Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të jetë peng e një vullneti. Duhet vullneti i shprehur i të gjithë aktorëve, veçanërisht atyre politikë.  Palët të ulen në tryezë për t’i lënë më pas hapësirë dhe kohë ekspertëve që të jetësojnë dakortësimin e tyre”, tha Nishani.
Në këtë kuadër, Presidenti shprehu gatishmërinë për të qenë lehtësues në dialogun e palëve për këtë reformë.
Presidenti vlerësoi se në vitin që lamë pas konkurrenca mediatike u rrit duke rritur edhe cilësinë, megjithatë tha se demokracia shqiptare mbetet ende e brishtë dhe balancimi i pushteteve i rrezikuar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.