☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham, një nga aleatët më të afërt të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe një prej figurave më me ndikim të politikës së jashtme amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Sipas zyrës së tij, Graham vdiq të shtunën në mbrëmje pas një “sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”.

Sipas gjetjeve paraprake të mjekut ligjor, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një këputje e aortës, arteria kryesore e zemrës.

Vetëm një ditë më parë ai ishte kthyer nga një vizitë në Kiev, ku ishte takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa nuk dihej të kishte probleme shëndetësore. Donald Trump deklaroi se kishte folur me Graham vetëm disa orë para vdekjes së tij, duke e cilësuar atë si një “patriot të vërtetë amerikan” që “do t’i mungojë shumë Amerikës”.

I zgjedhur në Senat në vitin 2002, Graham u shqua si një nga zërat më të fortë në favor të ndërhyrjeve ushtarake amerikane dhe mbështetjes së aleatëve të SHBA-së. Ai ishte një mbështetës i vendosur i Ukrainës, Izraelit dhe sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa muajin e kaluar deklaroi se SHBA duhet ta “zhdukte” Iranin nëse ai nuk pranonte kontrollin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit.

Marrëdhënia e tij me Donald Trump ndryshoi ndjeshëm gjatë viteve. Në vitin 2015 ai e kishte cilësuar Trumpin si “fanatik që nxit racizmin, ksenofobinë dhe intolerancën fetare”, ndërsa në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 paralajmëronte se emërimi i tij do të ishte shkatërrues për Partinë Republikane. Edhe pas sulmit ndaj Kapitolit në vitin 2021 ai u shpreh kritik ndaj Trumpit, por më pas u bë një nga mbështetësit e tij më të fortë, duke votuar kundër shkarkimit të presidentit dhe duke mbështetur kandidaturën e tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Pas lajmit për vdekjen e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli humbi “një nga miqtë e tij më të mëdhenj”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi Grahamin si “një udhëheqës të vendosur” dhe tha se “Amerika dhe bota kanë humbur një figurë të rëndësishme”.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, do të emërojë një senator të përkohshëm deri në përfundimin e mandatit aktual të Graham në janar, ndërsa pasardhësi i tij do të zgjidhet në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor. Vdekja e Graham vjen në një moment të rëndësishëm politik, teksa republikanët mbajnë shumicën 53-47 në Senatin amerikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.