Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 96.64 ▲2.37%
ARI 4,730 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,658 ▼ -0.41% ETH $2,320 ▼ -0.36% XRP $1.4151 ▼ -0.8% SOL $85.4600 ▼ -1.15%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.64 ▲2.37 % ARI 4,730 ▼0.22 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.64 ▲2.37 % ARI 4,730 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Arte

Një koncert që rrëfen histori përmes tingujve, “Morricone ishte im atë” vjen si një ngjarje e rëndësishme kulturore

Nga Julia Vrapi

Muzika e kompozitorit Ennio Morricone me një koncert që vjen si një ngjarje e rëndësishme kulturore. Kompozitori Ennio Morricone me mbi 500 kolona zanore për filma, që kanë shënuar historinë e kinemasë botërore. Një mbrëmje e veçantë muzikore sjell krijimtarinë e tij në Tiranë përmes një koncerti në kuadër të Ditës së Europës. Koncerti “Morricone ishte im atë” mbrëmjen e datës 9 maj do të jetë nën drejtimin e birit të tij, Andrea Morricone. Drejtoresha artistike Anila Varfi shprehet për një mbrëmje që bashkon muzikën, emocionin dhe trashëgiminë artistike. “Një mbrëmje e veçantë muzikore në Ditën e Europës.

“Morricone dirigjon Morriconen” sjell në Sheshin Italia emocionin e muzikës së pavdekshme të Ennio Morricone, nën drejtimin e birit të tij, Andrea Morricone, me pjesëmarrjen e Marco Morricone, i cili do ta sjellë të gjallë kujtimin e babait të tyre përmes fjalës. Një mbrëmje që bashkon muzikën, emocionin dhe trashëgiminë artistike të një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore”, shprehet Varfi, që e ka ndarë njoftimin për zhvillimin koncerti te Sheshi Italia në Tiranë dhe në rrjete sociale. Në këtë koncert do të performojnë: pianiste Cecilia Grillo, bariton Alessio Quaresima Escobar, soprano- Vittoriana de Amicis.

Koncerti zhvillohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare, ku Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe COD organizojnë këtë mbrëmje të veçantë muzikore në Tiranë në kuadër të Ditës së Europës. Ky koncert i sjell Tiranës një ngjarje të rëndësishme kulturore, duke e lidhur kryeqytetin me muzikën botërore dhe trashëgiminë e Ennio Morricones. Ai pasuron jetën artistike dhe krijon një atmosferë të veçantë europiane përmes artit dhe emocioneve. Mbrëmja muzikore ofron gjithashtu një mundësi për artdashësit të shijojnë një koncert të nivelit të lartë, duke iu dhënë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të paharrueshme.

Kompozitori Morricone

Ennio Morricone klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij dhe ka kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave dhe serive televizive. Ai mori çmime “Oscar”, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016. Morrico ne njihet më së miri ndërkombëtarisht si kompozitori i melodive të njohura si “The Good, the Bad and the Ugly”, “Once Upon a Time in the West”, apo “Chi Mai”. Në vitet 2000, Morricone vazhdoi të kompozojë muzikë për seriale të suksesshme televizive, siç janë “il cuoro nel paze” (2005), Karol: Një njeri që u bë Papë (2005), La provinciale (2006), Giovanni Falcone (2007), Pane e liberta ( 2009) dhe Come Un Delfino 1-2 (2011-2013). Ennio Morricone, kompozitori i famshëm italian fitues edhe i “Oscar” u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare më 6 korrik 2020 në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.