⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.65 ▲0.71%
ARI 4,056 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,619 ▼ -1.26% ETH $2,062 ▼ -2.47% XRP $1.0547 ▼ -3.31% SOL $83.0800 ▼ -3.28%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.65 ▲0.71 % ARI 4,056 ▲0.64 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.65 ▲0.71 % ARI 4,056 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Arte

Një studiues shqiptar publikon një hartë të rrallë të Kosovës e Shqipërisë që e gjeti në Prag

Studiuesi Armand Plaka ka postuar në faqen e tij të Facebookut, një hartë të vitit 1688 ku bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën.

“Hartë e vitit 1688, arkivuar në Bibliotekën Kombëtare Çeke në Pragë. Hartuar në gjermanisht, nga Eberhard Ëerner (jetoi në vitet 1647-1690) dhe përdorur shumë në territoret e Evropës Qendrore, meqenëse në atë kohe ajo ishte ‘lingua franca’ në atë rajon, kur shtetet nacionale nuk ekzistonin fare si koncept.

Në legjendën e saj, poshtë hartës shënohet: Një hartë e re gjeografike mbi Spanjën Papnore dhe italike, ndërsa përshkrimi vijon me prezantimin e rajoneve që sot i përkasin Gadishullit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Shtypur në Hamburg, si pjesë e një libri voluminoz me titull: ‘Thesaurus exoticorum’ me histori të rralla e të dhëna interesante rreth popujve aziatikë, afrikanë dhe amerikanë, me një kapitull të veçantë për Perandorinë Osmane dhe kombet e saj, bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën, të cilat edhe sot e kësaj dite mund të identifikohen lehtësisht.

Kështu për shembull, aty gjen: Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Ulqinin, Prishtinën, Krujën, Albanopolin (rajoni mes Elbasanit dhe Matit), Dukagjinin, Klinën, Ulpianën, Tivarin, Dibrën, Prizreninn, Lumin Ibër, Lezhën, Malesitë e Sharrit. Ndërsa, në jug vihen re qartë: Vlora, Sazani, Ohri, Prespa, Spinarica ( Zvërneci i sotëm) Himara, Gjirokastra, Delvina, Butrinti, Preveza, Gjiri i Artës dhe Janina”- shkruan Plaka teksa poston fotot”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.