🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,593 ▼0.57%
DOW 52,032 ▼0.66%
NASDAQ 26,085 ▼0.64%
NAFTA 102.74 ▲6.97%
ARI 4,369 ▼2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,108 ▼ -1.45% ETH $2,462 ▼ -0.19% XRP $1.3505 ▼ -3.78% SOL $99.6600 ▼ -2.9%
S&P 500 7,593 ▼0.57 % DOW 52,032 ▼0.66 % NASDAQ 26,085 ▼0.64 % NAFTA 102.74 ▲6.97 % ARI 4,369 ▼2.06 % S&P 500 7,593 ▼0.57 % DOW 52,032 ▼0.66 % NASDAQ 26,085 ▼0.64 % NAFTA 102.74 ▲6.97 % ARI 4,369 ▼2.06 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Opinion

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

Nga Hamdi Jupe

Një lajm i shkurtër, i shfaqur në media ditët e fundit për rikthimin e zotit Bamir Topi në politikën aktive, nuk tërhoqi edhe aq vëmendje, në zallamahinë e lajmeve të politikës dhe te rrogave “te ulta“ te gjyqtareve. Shqiptarët janë mbingopur me njoftime të tilla për partitë e reja te dështuara që në pelena, të dala pa mbarim nga “mitra” pjellore e Partisë Demokratike prej 36 vjetesh te tipit: “A nuk jam unë i përshtatshëm për kryeministë?” Punë e madhe pra, se u rikthye Topi në fushën e politikës.

Mendoj se nuk është plotësisht ashtu. Politika shqiptare ka sot nevojë urgjente për një parti të re të qendrës së djathë, në kuptimin e plotë të fjalës: të frymës, organizimit, të objektivave, të programit, te serozitetit, të aleancave të brendshme e të jashtme etj. Gjendja në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike e plakut 82-vjeçar Sali Berisha, nuk jep shpresë më për sukses në konkurrencën politike të saj. Kjo duket nga fakti se, megjithëse opozitën e votojnë rreth 700 mijëz njerëz, në sheshin e saj të protestës me zor i katandisen 2000 protestues.

Demokratët e vërtetë pra, e kanë bërë dalje me kohë Berishën dhe familjen e tij politike. Të stërlodhur prej 13 vitesh në opozitë, ata ose rrinë në shtëpi të dëshpëruar ditën e votimit, ose e hedhin votën kot, ku të dalë. Në këto rrethana të humbjes përfundimtare të shpresave te plaku Mere, ata kërkojnë një alternativë të re, edhe pse e krijuar kjo kohë me pare. E kanë kërkuar edhe në këto vitet e fundit me krijimin e disa partive të reja, por këto kanë qëlluar kallpe që në fillimet e tyre dhe nuk japin shpresë për ngritje të mëtejshme.

Pikërisht në këto rrethana të dëshpërimit të thellë të demokratëve nga pamundësia për të riardhur në pushtet, na shfaqet zoti Topi. Rikthimi i tij në “shtëpinë” e dikurshme të politikës se djathe eshte e qarte se nuk është bërë me kokeshkrepjen personale të tij. Ia kanë kërkuar të tjerët, ata qe e kane pare veten te perjashtuar padrejtesisht nga partia, qe të rikthehet edhe nje here në “instikamin” e vjetër, pas një shkëputjeje rreth njëzetëvjeçare, tani me më shumë përvojë politike.

Zoti Topi e ka staturën për të qenë një figurë e kompletuar që mund të mbledhë njerëz pranë partisë ku rikthehet. Me një karrierë të gjatë në politikë, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar, president i Republikës, edhe në kohën e “pauzës” së tij 20 – vjecare, nuk ka qenë jashtë politikës. Ka qenë këtu me mendimet dhe opinionet e tij në media për ngjarjet kryesore të ditës. Ai nuk është Profesor Pilinxhi, që zbriti nga qielli me “Benz Mercedes” për të shpëtuar Shqipërinë. Kjo do t’i bëjë shumë demokratë, të lodhur nga dështimet historike te partisë së tyre Demokratike, të shikojnë një shpresë të re në këtë fushë.

Zoti Topi dhe mbështetësit e tij në partinë ku u rikthye e dinë që në Shqipëri egziston sot një segment i gjerë i elektoratit shqiptar që ndihet dhe është faktikisht i papërfaqësuar në institucionet e shtetit shqiptar prej shumë kohësh. Eshtë një fushë e gjerë ku mund të veprojë ajo parti për të mbledhur vota. Premisat objektive për sukses pra janë aty. Është çeshtje e aftësive të tyre subjektive pastaj nëse do të dinë t’i shfrytëzojnë ato premisa.

Kostot e kësaj lëvizjeje të re në politikën e së djathës shqiptare, natyrisht që do t’i paguajë Partia Demokratike, e mbajtur peng prej 36 vjetësh nga Sali Berisha dhe klani i tij në atë parti. Telashi i lëvizjes së fundit te Topit pra, është i asaj partie, ashtu sic jane nje thes me telashe te tjera. Partia e Topit do të “luajë” fort me elektoratin e krahut të djathtë. Terreni për të mbledhur vota është atje. Zgjedhjet lokale jane ne prag, sa per “prove gjenerale” keto. Zoti Topi dhe të tjerë në partine e drejtuar nga zoti Oketa e dinë këtë. Hapësira për kompromis midis tyre dhe Berishës është zero. Të tjerat i dinë vetë ata, se nuk janë axhaminj në politikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.