☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.42 ▲1.52%
ARI 4,052 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,922 ▲ +1.33% ETH $2,353 ▲ +1.49% XRP $1.3270 ▲ +2% SOL $101.9200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Një vit pas ikjes së azerëve, kompania shqiptare TPD Drilling vë në punë ARMO-n

Sindikata e punonjësve të rafinerisë së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh dhe kompania shqiptare TPD Drilling pritet të firmosin në fillim të javës marrëveshjen për rivënien në punë të ARMO-s.

Rafineria e cila prodhon naftë D2, nuk është në punë që prej një viti, pas ikjes së administratorëve nga Azerbajxhani. Kryetari i Sindikatës së Punonjësve Kamber Iliazi, tha për Monitor se sindikata dhe punëdhënësi janë duke arritur një marrëveshje me garancinë e qeverisë.

Vënia në punë e ARMO-s, tha Iliazi, do të rrisë vlerën e industrisë vendase të naftës. Ai garantoi se nafta që prodhohet ne Ballsh është me 5-7 ppm dhe aludimet për cilësinë jo të mirë të naftës rrjedhin jashtë ambienteve të ARMO-s tha ai. Vënia në punë ARMO-s në një kohë që tregu ndërkombëtar ka zbehur kërkesën për naftën shqiptare është një lajm pozitiv për industrinë nxjerrëse.

Por nga ana tjetër administrimi ARMO-s dhe rivënia në punë e saj ka një mal me probleme. Kompania mban në bilancet e saj afërsisht 600 milionë dollarë borxhe.

Rafineria e naftës, 15% të aksioneve të së cilës zotërohen nga shteti dhe 85% nga azerët e Heany Assets Corporation, është kreditori më i madh i keq i vetëm në Shqipëri.

Prej kohësh ARMO është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është efecientë, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi. Por kompania TPD Drilling që nëpërmjet një kontrate qiraje prodhon bitum në rafinerinë e Fierit është në tratativa për të rivënë në punë edhe Ballshin.

Shoqëria TPD Drilling sha është një shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjeve në fuqi dhe zhvillon aktivitetin e saj qe nga 07.06.2012, sipas faqes së saj zyrtare. Aktiviteti i shoqërisë ka filluar me eksportin e naftës bruto dhe më pas me rafinimim dhe tregtimin e produkteve përfundimtare.

Sipas të dhënave në website e kompanisë, TPD dhe ARMO tashmë kanë një marrëveshje të nënshkruar, sipas së cilës TPD ka marrë rafinerinë e Fierit me anë të një marrëveshje leasing-u dhe furnizon rafinerinë e Ballshit me naftë bruto.

Në planet e saj, TPD ka për qëllim futjen e Diesel-it 10 ppm dhe Gasoil në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu kompania ka ambicie të zgjerojë aktivitetin edhe në sektorin e kërkimit të naftës.
TPD është pjesë dhe në pronësi tërësisht SPG (Sulaj Progres GROUP SA).

Grupi është i orientuar kryesisht në pronat e pasurive të patundshme dhe të zhvillimit, si dhe shërbim dhe reklamim, zotëron disa nga kompanitë më të njohura tregtare të shërbimit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.