☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

NORVEGJI – Wadephul: Rusia po rrit kërcënimin ndaj sigurisë në Arktik

BODO, 14 korrik /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul bëri thirrje sot për forcimin e mbrojtjes dhe të aftësive parandaluese të NATO-s, në krahun verior të Aleancës, duke paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve hibride nga Rusia.

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, në qytetin Bodo, në veri të Rrethit Arktik, Wadephul tha se Rusia po zgjeron praninë e saj ushtarake edhe në Arktik dhe po përpiqet të forcojë ndikimin në këtë rajon.

Sipas tij, Rusia ka kapacitete të konsiderueshme ushtarake në rajonin e njohur si “Veriu i Lartë” dhe në Arktik, të cilat duhet të shqyrtohen me seriozitet, pasi ndikojnë edhe në sigurinë e Evropës Qendrore.

Ministri gjerman theksoi se Norvegjia, ka një rol kyç për NATO-n, pasi shërben si pika kryesore e zbulimit dhe paralajmërimit të hershëm në Atlantikun e Veriut.

Ai shtoi se ky rajon është jetik për sigurinë dhe ekonominë e Evropës, pasi përmes tij kalojnë kabllo nënujore, infrastrukturë strategjike, si edhe rrugë detare dhe ajrore të rëndësishme për furnizimin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Wadephul nënvizoi se “Veriu i Lartë” duhet të mbetet një zonë stabiliteti dhe bashkëpunimi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se edhe Kina, po rrit praninë e saj në Arktik përmes investimeve në infrastrukturë strategjike dhe kërkimeve shkencore.

Gjatë vizitës në Norvegji, Wadephul dhe homologu i tij vizituan selinë e Forcave të Armatosura norvegjeze në Reitan, ku ndodhet qendra e integruar e komandës ushtarake.

Nga kjo qendër koordinohen operacionet ushtarake dhe manovrat ushtarake të NATO-s, në bashkëpunim me autoritetet civile.

Në qendrën operative, monitorohen vazhdimisht aktivitetet ushtarake të Rusisë në Arktik dhe në Detin Norvegjez, përfshirë lëvizjet e avionëve dhe nëndetëseve, duke përdorur satelitë, radarë dhe avionë vëzhgimi.

Dy ministrat vizituan gjithashtu, Institutin e Kërkimeve Arktike në Universitetin Nord në Bodo, një nga qendrat më të rëndësishme të Norvegjisë, për studimin e zhvillimeve gjeopolitike, ekonomike dhe shoqërore në Arktik.

Në vijim të vizitës së tyre, ata pritet të inspektojnë edhe qendrën e operacioneve ajrore të NATO-s në Bodo, e cila u hap në tetor të vitit të kaluar dhe funksionon në koordinim me qendrat e ngjashme të Aleancës në Gjermani dhe Spanjë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.