🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Nufi tek investimi i “Guna Tactical”: Industria e mbrojtjes, një shtyllë e re e ekonomisë dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi, së bashku me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, zhvilluan një vizitë inspektuese në kantierin e kompanisë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Gjatë vizitës u vlerësua ecuria e punimeve dhe rëndësia strategjike e këtij investimi, i cili përfaqëson një hap konkret në drejtim të zhvillimit të një industrie moderne të mbrojtjes, me potencial të lartë për të kontribuar në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë.

“Guna Tactical po ndërton një fabrikë të specializuar për projektimin dhe prodhimin e veshjeve dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Policinë e Burgjeve, struktura të tjera të sigurisë, si dhe për partnerë nga vendet anëtare të NATO-s.” – u shpreh Ministri Nufi në publikimin e tij në rrjete sociale.

Sipas Ministrit Nufi, ky investim pritet të krijojë rreth 1,200 vende të reja pune, duke sjellë teknologji moderne, ekspertizë të avancuar dhe standarde bashkëkohore të prodhimit. “Projekti synon të integrojë industrinë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, duke rritur konkurrueshmërinë e saj dhe duke forcuar pozicionin e Shqipërisë si një partner i besueshëm në hapësirën euroatlantike.” – nënvizoi ai.

Nufi theksoi gjithashtu zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga prioritetet strategjike të qeverisë, me synimin për ta shndërruar këtë sektor në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, inovacionit teknologjik dhe fuqizimit të sigurisë kombëtare.

“Investime të tilla dëshmojnë angazhimin për ndërtimin e një industrie shqiptare të mbrojtjes më të fortë, më konkurruese dhe të integruar ngushtë me partnerët strategjikë dhe aleatët e NATO-s.” – cilësoi Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.