☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,005 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,408 ▼ -2.2% ETH $2,247 ▼ -3.19% XRP $1.2532 ▼ -3.33% SOL $97.4300 ▼ -2.79%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Nuk ka negociata, vetëm ndërmjetësimi i Lu në pritje të Bashës

E sotmja ishte një ditë e “ngrirë” politike në Tiranë. Nuk ka negociata, por vetëm ndërmjetësim amerikan në pritje të përgjigjes zyrtare të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.
Çështja e shtyrjes së zgjedhjeve dhe lëshimet mbi të duken se kanë rikthyer palët në pozicionet e mëparshme.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot dy herë aleatët dhe po dy herë edhe ish-kryetarin Sali Berisha. Ai nuk ka folur në çadrën e protestës në bulevard, ndërsa ka shtyrë mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar.
Ndërkohë, burime nga Partia Socialiste i thanë Top Channel se në selinë “rozë” është pritur si një shenjë inkurajuese, fakti që Basha e ka braktisur qeverinë teknike dhe “Republikën e re”, duke treguar gatishmëri për të marrë pjesë në zgjedhje.
Për sa i përket negociatave, ndryshe nga çfarë është thënë gjatë gjithë ditës në media, thonë burimet, sot nuk ka pasur asnjë negociatë.
Kryeministri Rama ka ngarkuar një grup punë për të shqyrtuar paketën e ashtuquajtur “McAllister+Rama”, e cila i është vënë dje në tryezë PD-së dhe aleatëve. Është e qartë se palët janë ende shumë larg dhe optimizmi i mediave nuk përkon me distancën mes tyre.
Palët kanë zgjedhur që të mos prononcohen publikisht, ndërsa i vetmi që foli sot ishte kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një mbledhje me forumet e partisë së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.