“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! N
Ish-deputeti demokrat dhe ish-nënkryetari i Parlamentit Edmond Spaho, ka hedhur sot (17 gusht) kritika të forta ndaj lidershipit të PD.
Teksa i cilëson si komentues të mazhorancës se çfarë ndodh brenda saj, ai vë në dukje se nuk ka asnjë projekt dhe ide në opozitë se si do rrëzohet Rama.
Ai i quan “të lodhur, pa ide dhe kokëfortë për të ndryshuar”, që flasin për broçkulla e 300 spartanë të protestës.
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, opozita në Shqipëri është pa ide, program e vizion duke u kthyer sipas tij në ‘komentuesen e mazhorancës’.
Komentet Spaho i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se PD pretendon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti në shtator, por sipas tij, opozita nuk ka asnjë opsion sesi do e realizojë këtë, përveçse “avazit të vjetër”.
Sipas Spahos, me ata pak protestues që dalin përnatë në protestë në Tiranë, kryeministri Rama mund të qëndrojë edhe 100 vite në pushtet.
Postimi i Edmond Spahos:
“Ku ka katandisur opozita! Komentuesja e maxhorances!
Nje dite komenton perjashtimin nga mbledhja me Ramen te Kryetares se Bashkise Dimal.
Diten tjeter komenton se kush nga maxhorance nuk ka shkruar statuse kunder protestes.
Ne nje rast te meparshem na siguron qe dy maune me euro jane shkarkuar nga maxhoranca ne portin e Durresit.
Maxhoranca duhet te kete panik, tmerr dhe frike nga opozita, por ne te vertete paska nga vetja.
A ka opozita jone program te sajin, aksion politik te sajin, a ka alternativa te sajat per shqetesimet e qytetareve, a ka opozita veprimtari ne terren?
Kur thua qe Rames i ka ardhur fundi dhe ne Shtator do bjere nga pushteti, a e ke menduar sesi do bjere, se cfare do te besh ti, cfare fronti do ngresh e mobilizosh, si do i tundosh qytetaret, sepse me keto mbrockulla dhe 300 spartanet cdo nate ne proteste Rama rron edhe 100 vjet ne pushtet?
A rrezohet Rama nga pushteti vetem me konferenca bajate shtypi te cilat i kemi sterdegjuar ne 13 vjet dhe nuk frymezojne as vete drejtuesit e PD?
A zhvilloni ju sondazhe per te pare a ju jane shtuar apo pakesuar mbeshtetesit qe nga zgjedhjet e vitit 2025 me modelin e luftes politike qe po ndiqni?
E lodhur, e konsumuar, pa ide dhe kokeforte per te ndryshur, opozita po i drejtohet Shtatorit sipas shprehjes sezon i ri politik, avaz i vjetër”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.