☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.27 ▼0.62%
ARI 4,026 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,300 ▼ -0.45% ETH $1,867 ▼ -0.01% XRP $1.0916 ▼ -0.35% SOL $76.5200 ▲ +0.66%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.27 ▼0.62 % ARI 4,026 ▲0.17 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.27 ▼0.62 % ARI 4,026 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Nuland në Maqedoni: Thaçi, tani është momenti për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Lideri i partisë opozitare shqiptare të PDSH-së, Menduh Thaçi, pas takimit me ndihmës sekretaren amerikane të shtetit për çështje evropiane dhe euroazitike, Victoria Nuland, deklaroi se tani është momenti më i volitshëm kur të gjithë së bashku duhet të angazhohen që të punojnë dhe të zgjidhin krizën politike që ka përfshirë vendin.

Thaçi theksoi se vendi është fatlum që SHBA-të janë aletati kryesor shqiptar, por edhe i Maqedonisë, dhe se kanë interesim të jashtëzakonshëm që të ndihmojnë vendin të tejkalojë këtë krizë. Ai shtoi se porosia e diplomates Nuland është që liderët të punojnë në zgjidhjen e krizës politike.

“Tepër është duke zgjatur kjo krizë, do të shohim brenda ditëve, sigurisht kjo situatë do të duhet të debllokohet. Është moment shumë i rëndësishëm që ta shfrytëzojmë të githë këtë çështje dhe të bëhet debllokimi i krizës politike, përndryshe shpresat do të humbin në tërësi nëse tash nuk ndodh kjo. Porosia kontrete është që të gjithë të punojmë dhe ta ndërpresim krizën politike dhe të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Thaçi.

Victoria Nuland më herët u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pas takimit nuk u prononcua për mediat, ndërsa do të takohet edhe me liderin e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski. Në orën 13:00 është paraparë konferencë për media e diplomates amerikane.

Nuland në Maqedoni ndodhet në kuadër të turneut të saj nëpër disa vende të rajonit ku janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.