☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,851 ▼ -0.73% ETH $2,379 ▼ -0.74% XRP $1.2905 ▼ -1.87% SOL $102.4600 ▼ -1.64%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Obama javën e ardhshme në Gjermani, takime me udhëheqësit evropianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë udhëheqësit e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë javën e ardhshme në Hanover.

Samiti joformal i së hënës pritet të mbulojë tema si Siria, Libia dhe migrantët.

Zyrtarët britanikë dhe francezë kanë thënë se nuk ka agjendë të caktuar, porse diskutimet mund të përfshijnë krizën me migrantë, grupin militant Shteti Islamik, jostabilitetin në Afrikën e Veriut dhe situatën në Siri dhe Ukrainë.

Një deklaratë e Shtëpisë se Bardhë ka thënë se “ata do të diskutojnë po ashtu për hapat shtesë që duhet t’i ndërmarrin aleatët e NATO-s për të adresuar sfidat në periferinë lindore dhe jugore të Evropës, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar negociatat për Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve”, transmeton REL.

Të mërkurën, Obama ka arritur në Arabinë Saudite për bisedime me mbretin Salman dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të Gjirit Arab. Bisedimet janë përqendruar në luftën kundër grupit miltant Shteti Islamik dhe në përpjekjet për t’iu dhënë fund konflikteve në Siri dhe Jemen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.